Ti je i dashurShembull

Lexoni nga: Jeremia 31:1-9
Perëndia do
“Të kam dashur me një dashuri të përjetshme.” (v.3)
Simboli i infinitit (∞) është përdorur nga matematika për të përfaqësuar një numër që s’ka kufij dhe limite. Në vargun tonë kyç, fjala hebraike “olam” e përkthyer “të përjetshme”, gjithashtu është e vështirë për t’u kuptuar. Ka një dakordësi të madhe që nënkupton: “një kohë përtej mendjes (të shkuar ose të ardhme)”, praktikisht: “përjetësinë.” Nuk mund t’i perceptojmë dot plotësisht këto koncepte, por dashuria e Perëndisë mund të përshkruhet kështu: “Dashuria e Tij nuk ka fund. ”
Në pasazhin e sotëm, Jeremia e siguron popullin se dashuria e Perëndisë (’ahavah) për ta është e përjetshme (v.3). Nuk ka fund. Ai e shpreh këtë dashuri me “khesed”, “besnikërinë e besëlidhjes së Tij (v.3), duke treguar dashamirësi ndaj tyre, edhe pse populli nuk i ishte bindur Atij dhe u çua në mërgim. Perëndia premtoi që ta rikthente dhe ripërtërinte atë. Ai premtoi që të qarën e tyre ta kthente në gëzim (v.9). Themeli i veprimeve të Tij ishte dashuria. Ai tha: “Të kam dashur me një dashuri të përjetshme; prandaj të kam tërhequr me dashamirësi.” (v.3) Ai nuk i kishte harruar ata. Ai i ka dashur gjithmonë dhe do të vazhdojë t’i dojë edhe kur dështojnë, sepse Ai është dashuri (1 Gjoni 4:8).
Kur ne pyesim: “Si mund të më dojë Perëndia kur unë e zhgënjej Atë?”, mund të shohim kryqin si provë. Ai dha Birin e Tij të vetëm që të vdiste dhe të ringjallej, që ne të mund të jetojmë me Të ditë pa mbarim. A e kuptoni se sa shumë ju do Ai? Dashuria e Tij për ju është infinit, e pafundme, e përjetshme.—Nancy Boote
Ndërsa luteni, besoni se dashuria e përjetshme e Perëndisë është për ju.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Është e lehtë të besojmë në mendje se Perëndia na do, por ta besojmë dhe ta pranojmë këtë të vërtetë në zemrën tonë është më e vështirë. Në këtë seri, ne do të studiojmë dashurinë e madhe të Perëndisë për ne. Nensi Buti, një pastore e shuguruar në Kishën e Reformuar të Amerikës, jeton dhe shërben në Holland të Miçiganit.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Fjalët e Shpresës për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: fjaleteshpreses.org