Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ti je i dashurShembull

Ti je i dashur

DITA 10 NGA 15

Lexoni nga: Gjoni 13:1-20, 34

Jezusi lan

“...i deshi deri në fund.” (v.1)

Lotë më ranë nëpër faqe gjatë një shërbese adhurimi kohët e fundit, ndërsa pashë një bashkëshort të moshuar të ulej në gjunjë, të merrte një legen me ujë dhe të lante këmbët e gruas së tij. Kjo është një panoramë e bukur e dashurisë.

Në pasazhin e sotëm, Jezusi u tregoi dishepujve të Tij një shembull të bukur të dashurisë. Ai hoqi rrobat e Tij, mori një peshqir dhe një legen me ujë dhe filloi t’u lante këmbët dishepujve (vv.4-5). Larja e këmbëve ishte një praktikë e zakonshme kur njerëzit futeshin në një shtëpi pasi kishin udhëtuar nëpër rrugë me pluhur dhe dhè. Por kjo larje këmbësh ndodhi pas ushqimit. Jezusi, Zoti, u bë shërbëtor. Sepse Ai e dinte “se kishte ardhur ora e tij të kalojë nga kjo botë tek Ati, duke i dashur të vetët që ishin në botë, i deshi deri në fund.” (v.1) Por ne harrojmë që Jezusi i lau këmbët edhe Judës. Juda më vonë do ta tradhëtonte Jezusin. Jezusi i deshi të gjithë dishepujt e Tij deri në fund, përfshirë edhe Judën. Dhe Jezusi na do ne. Ashtu si dishepujt e Tij, edhe ne duhet të lahemi, përndryshe, nuk do të kemi pjesë me Të (v.8). Ne duhet ta pranojmë dashurinë e Tij.

Përfytyrojeni Jezusin të përkulur duke larë këmbët e tyre. Si ju bën të ndiheni kjo? Mbase ndiheni në siklet, ose jo të denjë për gjestin e Tij të dashurisë, ashtu si Pjetri që e kundërshtoi këtë. Megjithatë, ashtu si Jezusi u tha dishepujve të Tij, ne duhet të ndjekim shembullin e Tij të dashurisë dhe ta bëjmë këtë për të tjerët. Ai tha: “...ta doni njëri-tjetrin; sikurse unë ju kam dashur...” (v.34).—Nancy Boote

Ndërsa luteni, pranojeni larjen e Tij të dashurisë sot dhe ofrojeni këtë edhe për të tjerët.

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Ti je i dashur

Është e lehtë të besojmë në mendje se Perëndia na do, por ta besojmë dhe ta pranojmë këtë të vërtetë në zemrën tonë është më e vështirë. Në këtë seri, ne do të studiojmë dashurinë e madhe të Perëndisë për ne. Nensi Buti, një pastore e shuguruar në Kishën e Reformuar të Amerikës, jeton dhe shërben në Holland të Miçiganit.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Fjalët e Shpresës për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: fjaleteshpreses.org