Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ti je i dashurShembull

Ti je i dashur

DITA 8 NGA 15

Lexoni nga: Psalm 103:8-13

Perëndia zbulon

“Zoti është... i madh në mirësi. (v.8)

Si do ta përshkruante dikush karakterin tuaj? A ka ngjashmëri dhe ndryshime në mënyrën si ju shohin të tjerët dhe si e shihni ju veten? Zoti ia përshkruan kështu karakterin e Tij Moisiut në Malin Sinai: “Zoti, Perëndia i përjetshëm, i mëshirshëm dhe i dhembshur, i ngadalshëm në zemërim, i pasur në mirësi dhe në besnikëri...” (Eks. 34:6). Perëndia përshkruhet në këtë mënyrë në gjithë Shkrimin. Karakteri i Tij nuk ndryshon. A do ta përshkruanit Perëndinë kështu sipas mënyrës si e keni përjetuar Atë në jetën tuaj?

Në pasazhin e sotëm, Davidi e përlëvdon Perëndinë duke përdorur të njëjtat fjalë përshkruese që Zoti përdori me Moisiun. Ai është i mëshirshëm dhe i dhembshur. Kjo do të thotë se Ai nuk e drejton gishtin drejt jush kur ju e zhgënjeni Atë. Kur kemi mëkatuar, Davidi thotë se Ai i ka larguar mëkatet tona nga ne sa larg është lindja nga perëndimi (Ps. 103:12). Në vend që të tregojë zemërim, Ai tregon dhembshuri për ne, sepse ne jemi fëmijët e Tij. Dashuria e Tij për ne është me bollëk. Me bollëk do të thotë “me tepri, në sasi të mëdha.” Është e pamundur ta masësh dashurinë e Perëndisë për ne. Ajo është me bollëk të pafund. Dhe më e rëndësishmja, dashuria e Tij për ne nuk ndryshon kurrë. Është e qëndrueshme. Dhe asgjë, as edhe vetë vdekja nuk mund të na ndajë nga “dashuria e Perëndisë që është në Jezu Krishtin, Zotin tonë.” (Rom. 8:38-39).

A e dini se sa shumë ju do Perëndia juve? Ne mund ta besojmë këtë të vërtetë në mendjen tonë, por lutem që ju ta besoni këtë në zemrën tuaj. —Nancy Boote

Ndërsa luteni, kuptojeni dashurinë me bollëk që Perëndia ka për ju.

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Ti je i dashur

Është e lehtë të besojmë në mendje se Perëndia na do, por ta besojmë dhe ta pranojmë këtë të vërtetë në zemrën tonë është më e vështirë. Në këtë seri, ne do të studiojmë dashurinë e madhe të Perëndisë për ne. Nensi Buti, një pastore e shuguruar në Kishën e Reformuar të Amerikës, jeton dhe shërben në Holland të Miçiganit.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Fjalët e Shpresës për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: fjaleteshpreses.org