Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ti je i dashurShembull

Ti je i dashur

DITA 5 NGA 15

Lexoni nga: Mateu 22:34-40

Perëndia urdhëron

“Duaje të afërmin tënd porsi vetveten".(v.39)

Pse është kaq e vështirë të duash veten? Është shumë e lehtë të gjejmë të meta në trupin tonë. “Nuk jam e dobët sa duhet. Kam një hundë të shtrembër. Kam shumë rrudha.” Kur ne dëgjojmë kritikun brenda nesh, ndihemi të mpakur. Dhe kur ndodh kjo, ne e krahasojmë veten me të tjerët. Përfundojmë duke u ndier të pamjaftueshëm. Kur i besojmë gënjeshtrat për veten, kjo na pengon që ta lejojmë dashurinë e Perëndisë të zërë rrënjë të thella në zemrën tonë. Ne bëhemi të verbër ndaj dashurisë së Tij. Pastori dhe shkrimtari Henri Nouwen, ka thënë: “Të ndihesh i dashur do të thotë ta lejosh të vërtetën e dashurisë të mishërohet në çdo gjë që mendojmë, themi dhe bëjmë.”

Në pasazhin e sotëm, një njeri i ligjit, e vuri në provë Jezusin duke e pyetur se kush ishte urdhërimi më i madh. Jezusi iu përgjigj se ne urdhërohemi jo vetëm që ta duam Perëndinë, por edhe që ta duam të afërmin porsi vetveten (vv.37-39). Ta duam veten si një njeri që Perëndia e do është e rëndësishme për të kuptuar dhe për t’ju bindur urdhërimeve të Perëndisë. Nëse ne nuk e duam veten së pari dhe ta shohim veten si të dashur nga Perëndia, atëherë s’do të mundemi që ta duam plotësisht të afërmin tonë dhe të kuptojmë që Perëndia e do edhe atë.

Të duash veten mund të jetë një sfidë. Por këtë sfidë mund ta përmbushim përmes fuqisë së Frymës së Shenjtë që do ta ruajë zemrën dhe mendjen tonë në Krishtin Jezus. (Fil. 4:7). Fryma e Shenjtë do të na ndihmojë të besojmë të vërtetën për veten, që ne jemi të dashur. A e besoni këtë? A e doni veten?—Nancy Boote

Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju ndihmojë të doni veten që pastaj të doni edhe të afërmin tuaj.

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Ti je i dashur

Është e lehtë të besojmë në mendje se Perëndia na do, por ta besojmë dhe ta pranojmë këtë të vërtetë në zemrën tonë është më e vështirë. Në këtë seri, ne do të studiojmë dashurinë e madhe të Perëndisë për ne. Nensi Buti, një pastore e shuguruar në Kishën e Reformuar të Amerikës, jeton dhe shërben në Holland të Miçiganit.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Fjalët e Shpresës për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: fjaleteshpreses.org