Rreth YouVersion

Përshtatshmëri

Në brezat e mëparshëm, mundësia që njerëzit kishin për të përdorur Biblën ishte shumë e kufizuar. Sot kjo nuk është më një problem. Sidoqoftë, shumë njerëz që kanë mundësi të përdorin Biblën mendojnë se mesazhi i saj nuk zbatohet në jetën e tyre. Në të njëjtën kohë, ka të tjerë që besojnë se ka një lidhje midis Biblës dhe përvojave të jetës së tyre të përditshme.

Revolucioni i informacionit

Në dekadat e fundit, Interneti ka sjellë një revolucion i cili i jep mundësi njerëzve si kurrë më parë. Me aftësinë për të ndarë, kontribuar, krijuar, shpallur dhe komunikuar, është e lehtë për të shprehur se kush jemi dhe se çfarë besojmë me pjesën tjetër të botës.

YouVersion

Që prej fillimeve të saj më 1996, qëllimi i Life.Church ka qenë t'i drejtojë njerëzit për t'u bërë ndjekës të përkushtuar plotësisht për Krishtin. Për këtë qëllim, ne kemi kërkuar mënyra të reja për t'i ndihmuar njerëzit të lidhen me Biblën në jetën e tyre të përditshme. Metodat tona kanë ndryshuar gjatë viteve ndërsa kemi përfshirë teknologji dhe strategji të ndryshme. Por në thelb, fokusi ynë qëndron mbi përshtatshmërinë e kohës ndërsa synojmë vazhdimisht për t'u treguar dhe mësuar njerëzve se si Fjala e Perëndisë lidhet me këdo, pavarësisht se ku ndodhen në jetë.

YouVersion përfaqëson një tokë të re në përpjekjet e Life.Church. Ne s'jemi thjesht duke ndërtuar një mjet që ndikon botën duke përdorur teknologjinë novatore, më e rëndësishme, ne jemi duke i angazhuar njerëzit drejt marrëdhënies me Perëndinë ndërsa ata zbulojnë lidhjen që ka Bibla për jetën e tyre.