Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ti je i dashurShembull

Ti je i dashur

DITA 11 NGA 15

Lexoni nga: Gjoni 15:9-17

Mik

“...të japë jetën e vet për miqtë e tij.” (v.13)

Nëse keni faqe Facebook-u, e kuptoni ç‘do të thotë termi mik. Dikush ju dërgon një kërkesë për miqësi. Ju mund të zgjidhni ta pranoni ose jo. Nëse zgjidhni që ta pranoni këtë kërkesë, ju e keni “bërë mik” atë njeri. Marrëdhëniet me miqtë e Facebook-ut përmes mediave sociale priren të jenë sipërfaqësore. Marrëdhënia e vërtetë është më shumë sesa të klikosh “pëlqej” apo të ndash ikonën e zemrës në Facebook. Miqësia e vërtetë është të jesh i pranishëm për një mik në kohën kur ai ka nevojë. Kjo e tregon dashurinë e vërtetë.

Jezusi i deshi me të vërtetë dishepujt e Tij dhe i quajti ata miq (v.14) Ai tha: “Askush s'ka dashuri më të madhe nga kjo: të japë jetën e vet për miqtë e tij.” (v.13) Ai i inkurajoi ata që të qëndronin në dashurinë e Tij (vv. 9-10). Ai i thirri ata që ta donin njëri-tjetrin me të njëjtën dashuri që Ai i kishte dashur (v.12). Një ditë, Miku i tyre, Jezusi, do t’u tregonte se sa shumë i donte. Ai do të jepte jetën me vullnetin e Tij (Gjoni 10:18) dhe do të vdiste për ta. Kjo ishte një sakrificë dashurie për miqtë e Tij.

Jezusi është Miku ynë i vërtetë. Ai nuk do që të ketë një marrëdhënie sipërfaqësore me ne. Ai do që të kalojë kohë me ne. Ai do që ta tregojë dashurinë e Tij të madhe për ne. Ai do që ne t’i besojmë Atij me gjithë lëndimet tona, shqetësimet dhe problemet tona në këtë botë. Titulli i një himni të njohur e thotë qartë: “Çfarë miku që kemi në Jezusin!” A do ta besoni Atë si mikun tuaj sot?—Nancy Boote

Ndërsa luteni, kuptoni që miku juaj Jezus ju do.

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Ti je i dashur

Është e lehtë të besojmë në mendje se Perëndia na do, por ta besojmë dhe ta pranojmë këtë të vërtetë në zemrën tonë është më e vështirë. Në këtë seri, ne do të studiojmë dashurinë e madhe të Perëndisë për ne. Nensi Buti, një pastore e shuguruar në Kishën e Reformuar të Amerikës, jeton dhe shërben në Holland të Miçiganit.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Fjalët e Shpresës për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: fjaleteshpreses.org