«Në atë kohë, kumton ZOTI, unë do të jem Perëndia i të gjitha fiseve të Izraelit e ata do të jenë populli im. Kështu thotë ZOTI: gjeti hir në shkretëtirë populli që i shpëtoi shpatës; Izraeli po shkon drejt prehjes. Prej së largu m'u dëftua ZOTI: “Të desha me dashuri të amshuar, prandaj të mbeta besnik. Do të të ngre sërish e ti do të ngrihesh, o virgjëresha e Izraelit. Sërish do të stolisesh me dajre e do t'i prish valles së gaztorëve. Sërish do të mbjellësh vreshta në malet e Samarisë, do të mbjellin mbjellësit e do të begatohen. Se do të vijë dita e vikamës së rojtarëve në malin e Efraimit: ngrihuni, të shkojmë në Sion, te ZOTI, Perëndia ynë”. Se kështu thotë ZOTI: bëzani me hare për Jakobin, galdoni për kreun e kombeve; shpallni lavdërimin tuaj e thoni: e shpëtoi ZOTI popullin e vet, tepricën e Izraelit. Ja, unë po i sjell nga dheu i veriut e po i mbledh nga skajet e dheut. Ndër ta është i verbri e i çali, shtatzëna e lehona: një bashkësi e madhe këtu do të kthehet. Do të vijnë duke u dënesur, por unë do t'i sjell të përdëllyer, do t'u prij drejt rrjedhave të ujit, në një udhë të drejtë ku nuk do të pengohen, se për Izraelin u bëra porsi atë dhe Efraimi është i parëlinduri im».
Lexo Jeremia 31
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Jeremia 31:1-9
15 Ditët
Është e lehtë të besojmë në mendje se Perëndia na do, por ta besojmë dhe ta pranojmë këtë të vërtetë në zemrën tonë është më e vështirë. Në këtë seri, ne do të studiojmë dashurinë e madhe të Perëndisë për ne. Nensi Buti, një pastore e shuguruar në Kishën e Reformuar të Amerikës, jeton dhe shërben në Holland të Miçiganit.
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video