Kushtet e përdorimit

Rishikuar së fundmi më 6/5/2012


Kushtet e përdorimit janë përkthyer për lehtësinë tuaj; megjithatë, Life.Church nuk mban asnjë garanci apo përfaqësim lidhur me saktësinë e përkthimit. Nëse do të hasen mospërputhje midis versionit anglisht dhe atij të përkthyer, versioni anglisht do të ketë të drejtë.


  1. Pranimi i kushteve
  2. Duke klikuar 'Pranoj', ju miratoni që keni lexuar dhe pranuar të jeni i lidhur nga KUSHTET E PËRDORIMIT nga YouVersion. Life.Church siguron shërbime në Internet dhe në Rrjetin Mbarëbotëror ('Web') përmes aplikacionin të vet YouVersion si dhe disa uebfaqeve ku përfshihet http://bible.com (kolektivisht, 'YouVersion'), që u nënshtrohen këtyre KUSHTEVE TË PËRDORIMIT. Life.Church mund të përditësojë KUSHTET E PËRDORIMIT herë pas here, pa njoftim, dhe e ruan versionin më aktual të këtyre KUSHTEVE TË PËRDORIMIT në: https://bible.com/terms. Kur përdorni shërbimin YouVersion, ju i nënshtroheni edhe çdo udhëzimi ose rregulli shtesë që mund të postohet herë pas here në faqen YouVersion. Të gjitha këto udhëzime apo rregulla janë si rrjedhim të përfshira me referim në këto KUSHTE TË PËRDORIMIT. Shkelja e këtyre KUSHTEVE TË PËRDORIMIT duhet të raportohet përmes e-postës në legal@youversion.com.

  3. Përshkrimi i shërbimit
  4. Life.Church u siguron Përdoruesve hyrje te një larmi shërbimesh përmes YouVersion, duke përfshirë por që nuk kufizohen me, shikim video në internet, postime dhe komente në blog, komentar, mjete të tjera të larmishme komunikimi, forume dhe përmbajtje të personalizuar, pa asnjë pagesë nga ana e përdoruesit. Duke përdorur shërbimin YouVersion, ju kuptoni se një përdorim i tillë mund të përfshijë komunikime nga Life.Church, duke përfshirë por që nuk kufizohen me njoftime të shërbimeve, mesazhe administrative dhe mesazhe të tjera për të cilat je pajtuar më vete. Ju kuptoni dhe pranoni që jeni përgjegjës për të pasur hyrje në YouVersion, gjë që mund të përfshijë pajisje dhe tarifa të palëve të treta (siç janë tarifat për sigurimin e shërbimit të internetit, pagesa për transmetime ose pagesa të tjera që lidhen me shfaqjen dhe dorëzimin e mesazheve).

  5. Detyrimet tuaja të regjistrimit
  6. Ju kuptoni dhe pranoni për të:
    • siguruar të dhëna të vërteta, të sakta, aktuale dhe të plota rreth vetes siç e kërkojnë forma(t) e regjistrimit nga YouVersion ('Të Dhënat e Regjistrimit') dhe
    • të mirëmbani dhe të përditësoni menjëherë Të Dhënat e Regjistrimit për t'i patur ato të vërteta, të sakta, aktuale dhe të plota. Nëse Life.Church dyshon se ky informacion është i pavërtetë, i pasaktë, jo aktual ose i paplotë, Life.Church ka të drejtën të pezullojë ose të mbyllë llogarinë tuaj dhe t'ju refuzojë çfarëdo dhe çdo përdorim aktual apo të ardhshëm të shërbimit YouVersion (apo edhe për ndonjë pjesë të tij). Life.Church është e interesuar për sigurinë dhe privatësinë e të gjithë përdoruesve të tyre, sidomos të fëmijëve. Për këtë arsye, prindërit e fëmijëve nën moshën 13 vjeç të cilët i lejojnë fëmijët e tyre të kenë hyrje në shërbimin YouVersion duhet të pranojnë që YouVersion është ndërtuar për t'ju drejtuar një auditori të gjerë. Prandaj, si kujdestari ligjor i fëmijës suaj, është përgjegjësia juaj të vendosni nëse shërbimi YouVersion është i përshtatshëm për fëmijën tuaj.

  7. Kushtet e privatësisë së Life.Church
  8. Të Dhënat e Regjistrimit si dhe të dhëna të tjera për ty i nënshtrohen Politikës sonë të Privatësinë, që gjendet në https://bible.com/privacy. Ju kuptoni se përmes përdorimit të shërbimit YouVersion, pranoni mbledhjen dhe përdorimin (siç parashtrohet në Politikën e Privatësisë) e këtij informacioni, duke përfshirë transferimin e këtij informacioni në Shtetet e Bashkuara dhe/ose në vende të tjera për magazinim, përpunim dhe përdorim nga Life.Church.

  9. Llogaria e anëtarit, fjalëkalimi dhe siguria
  10. Me përfundimin e procesit të regjistrimit në YouVersion, ju do të merrni një fjalëkalim dhe një llogari. Ju jeni përgjegjës për të ruajtur fshehtësinë e fjalëkalimit dhe të llogarisë dhe ju jeni plotësisht përgjegjës për të gjithë aktivitetin që ndodh nën fjalëkalimin ose llogarinë tuaj. Ju pranoni që të njoftoni menjëherë Life.Church për çdo përdorim të paautorizuar të fjalëkalimit apo llogarisë suaj apo për çdo thyerje të sigurisë dhe të siguroheni që të bëni dalje nga llogaria juaj në fund të çdo seance.

  11. Sjellja e anëtarit
  12. Ju kuptoni që i gjithë informacioni, të dhënat, teksti, programi, muzika, fotografitë, grafikët, videot, mesazhet, etiketat, postimet në blog ose forum ose materiale të tjera ('Përmbajtje'), qoftë e postuar publikisht ose e transmetuar privatisht, janë përgjegjësia e vetme e personit nga ku një Përmbajtje e tillë ka dalë. Kjo do të thotë që ju jeni krejtësisht përgjegjës për të gjithë Përmbajtjen që ju ngarkoni, postoni, dërgoni me e-postë, transmetoni ose bëni në një mënyrë ndryshe të disponueshme përmes shërbimit YouVersion. Ndonëse Life.Church e monitoron Përmbajtjen e dorëzuar përmes YouVersion, Life.Church nuk mund të garantojë mjaftueshëm saktësinë, ndershmërinë, cilësinë apo përshtatshmërinë e kësaj Përmbajtjeje. Ju kuptoni dhe pranoni se duke përdorur shërbimin YouVersion, ju mund të viheni përballë ndonjë Përmbajtje që mund të jetë fyese, e pahijshme ose e kundërshtueshme. Ju pranoni të mos e përdorni shërbimin YouVersion për të:
    • ngarkuar, postuar, dërguar me e-postë, transmetuar ose të bërë ndryshe të disponueshme çfarëdo Përmbajtje që është e paligjshme, e dëmshme, kërcënuese, fyese, ngacmuese, torturuese, diskredituese, vulgare, e turpshme, shpifëse, pushtuesve e privatësisë së tjetrit, urryese, diskriminuese ose e kundërshtueshme nga pikëpamja raciale, etnike ose ndryshe;
    • që lëndon të miturit në çfarëdo mënyre;
    • që hiqet sikur është dikush tjetër ose një entitet tjetër, që përfshin, por nuk kufizohet nga, një zyrtar të Life.Church, një drejtues forumi, një udhërrëfyes ose organizator, ose që pohon në mënyrë të rremë ose që paraqet keq lidhjen tuaj me një person ose entitet;
    • që falsifikon titujt apo që manipulon ndryshe simbolet identifikuese për të fshehur origjinën e çdo Përmbajtje që transmetohet përmes YouVersion;
    • që ngarkon, poston, dërgon me e-postë, transmeton apo që e bën ndryshe të disponueshme çdo Përmbajtje të cilën nuk ke të drejtë ta bësh të disponueshme sipas çfarëdo ligji ose sipas çfarë lidhje kontraktuese ose mirëbesuese (siç janë informacioni i brendshëm, informacioni pronar dhe konfidencial i mësuar ose i zbuluar si pjesë e marrëdhënieve të punësimit ose nën marrëvëshje të pazbulueshme);
    • që ngarkon, poston, dërgon me e-postë, transmeton ose e bën ndryshe të disponueshme çdo Përmbajtje që dhunon çfarëdo shpikje, markë, të fshehtë biznesi, të drejtë autori ose të drejta pronësie ('Të Drejtat') e çfarëdo pjese;

  13. Këshillime të veçanta për përdorim ndërkombëtar
  14. Ju pranoni se duke përdorur shërbimin YouVersion, do të jeni duke bërë që komunikime të dërgohen përmes rrjetit të kompjuterave nga Life.Church, pjesë të të cilave ndodhen të shpërndara në glob. Si rrjedhim, edhe ato komunikime që duket se janë të natyrës brenda vendit, mund të rezultojnë në transmetim të komunikimeve midis shteteve dhe në mbarë globin, pavarësisht se ku je i vendosur fizikisht në kohën e transmetimit. Prandaj, ju pranoni që përdorimi i shërbimit YouVersion rezulton në transmetim të të dhënave midis vendeve dhe në mbarë globin. Duke pranuar natyrën globale të internetit, ju pranoni të pajtoheni me të gjitha rregullat vendore në lidhje me sjelljen në internet dhe me Përmbajtjen e pranueshme. Në mënryë specifike, ju pranoni të pajtoheni me të gjitha ligjet e zbatueshme për sa i përket transmetimit të të dhënave teknike të cilat eksportohen në Shtetet e Bashkuara ose në vendin ku ju banoni.

  15. Përmbajtje e paraqitur ose e vënë në dispozicion për përfshirje në këtë shërbim
  16. Life.Church nuk pretendon pronësi të Përmbajtjes që ju paraqitni ose bëni të disponueshme për përfshirje në YouVersion. Megjithëkëtë, në lidhje me Përmbajtjen që ju paraqitni ose bëni të disponueshme për përfshirje në fusha me hyrje publike në YouVersion, ju i jepni Life.Church lejen/lejet e mëposhtme falas, jo-ekskluzive dhe për në mbarë botën, siç zbatohen:
    • Në lidhje me Përmbajtjen që paraqitni ose bëni të disponueshme për përfshirje në fusha me hyrje publike në YouVersion, lejen për përdorim, shpërndarje, riprodhim, ndryshim, përshtatje, përdorim publik, shfaqje publike si dhe prodhimin e veprave të prejardhura të kësaj Përmbajtje për qëllimet e sigurimit dhe promovimit të fushave të veçanta në YouVersion ku kjo Përmbajtje është paraqitur ose është bërë e disponueshme. Kjo leje ekziston vetëm për aq kohë që ju zgjidhni të vazhdoni përfshirjen e kësaj Përmbajtje në YouVersion dhe do të përfundojë në kohën kur ju ose Life.Church e hiqni këtë Përmbajtje nga YouVersion.

    • Në lidhje me Përmbajtje tjetër nga fotografi, grafikë, audio ose video që ju paraqitni ose bëni të disponueshme për përfshirje në fusha me hyrje publike në YouVersion, jepet leja e vazhdueshme, e parevokueshme dhe tërësisht e nënlicensuar për përdorim, shpërndarje, riprodhim, ndryshim, përshtatje, publikim, përkthim, përdorim publik, shfaqje publike si dhe prodhimin e veprave të prejardhura të kësaj Përmbajtje (në tërësi apo pjesërisht) dhe për të përfshirë këtë Përmbajtje në vepra të tjera në çfarëdo formati ose mediumi të njohur tani ose të zhvilluar më vonë.

    • 'Hyrje publike'. Fushat me 'Hyrje publike' në YouVersion janë ato fusha që janë synuar të jenë të disponueshme për publikun e përgjithshëm. Fushat me hyrje publike në YouVersion do të përfshijnë, por nuk kufizohen me, bordet e mesazhet, komentet në blog, fushat e komunitetit dhe forumet që janë të hapura si për anëtarët ashtu edhe për vizitorët.

  17. Kontribute për YouVersion
  18. Duke paraqitur ide, sugjerime, dokumente dhe/ose propozime ('Kontribute') te YouVersion, ju kuptoni dhe pranoni që:
    • Kontributet tuaja nuk përmbajnë infromacion të fshehtë apo që është i pronësuar;
    • Life.Church nuk është nën asnjë detyrim fshehtësie, të shprehur apo të nënkuptuar, për sa i përket Kontributeve;
    • Life.Church nuk do të ketë të drejtën të përdorë apo të zbulojë (ose të zgjedhë të mos përdorë ose zbulojë) Kontribute të tilla për çfarëdo qëllimi, në çfarë mënyrë, në çfarëdo forme në mbarë botën;
    • Life.Church mund të ketë diçka të ngjashme me Kontributet tashmë në konsideratë ose në zhvillim;
    • Kontributet tuaja bëhen automatikisht pronë e Life.Church pa asnjë detyrim nga Life.Church për ju; dhe
    • ju nuk keni të drejtën për asnjë kompensim ose rimbursim të çfarëdo lloji nga Life.Church në asnjë rrethanë.

  19. Dëmshpërblimi dhe kalimi nga detyrimi
  20. Ju pranoni të zhdëmtoni dhe të mbroni Life.Church dhe vartësit, anëtarët, oficerët, agjentët, nëpunësit, partnerët dhe licencuesit e saj nga çdo pretendim ose kërkesë, duke përfshirë tarifa të arsyeshme të përfaqësuesve ligjorë, të bëra nga çdo palë e tretë për shkak të ose që del nga Përmbajtja që ju paraqitni, postoni, transmetoni apo që bëni ndryshe të disponueshme përmes YouVersion, nga përdorimi tuaj i shërbimit YouVersion, nga lidhja tuaj me YouVersion, nga shkelja tuaj e KUSHTEVE TË PËRDORIMIT ose nga shkelja tuaj e çfarëdo të drejte të dikujt tjetër. Ju kuptoni dhe pranoni qartë që Life.Church dhe vartësit, anëtarët, oficerët, nëpunësit, partnerët dhe licencuesit e saj nuk japin asnjë garanci që:
    • YouVersion do të plotësojë kërkesat tuaja;
    • YouVersion do të jetë i pandërprerë, në kohë, i sigurt apo pa gabime; dhe
    • që rezultatet që mund të përftohen nga përdorimi i shërbimit YouVersion do të jenë të sakta ose të besueshme. Nën asnjë rrethanë Life.Church nuk do të jetë e detyruar në asnjë mënyrë për çfarëdo humbje ose dëmtimi të çfarëdo lloji të shkaktuar si rezultat i përdorimit të çfarëdo Përmbajtjeje që është bërë e disponueshme përmes shërbimit YouVersion.
    Ju kuptoni dhe pranoni qartë dhe çdo material i shkarkuar ose i përftuar ndryshe përmes përdorimit të shërbimit YouVersion hapet me maturinë dhe rrezikun tuaj dhe vetëm ju do të mbaheni përgjegjës për çfarëdo dëmtimi të sistemit tuaj kompjuterik ose humbje të të dhënave që rezultojnë nga shkarkimi i një materiali të tillë.

  21. Jo rishitjeve të shërbimit
  22. Ju pranoni të mos riprodhoni, dublikoni, kopjoni, shitni, tregtoni,rishitni ose shfrytëzoni për çdo qëllim tregtar asnjë pjesë të YouVersion (duke përfshirë ID-në tuaj në Life.Church), përdorimin e YouVersion ose hyrjen në YouVersion.

  23. Praktika të përgjithshme rreth përdorimit dhe depozitimit
  24. Ju pranoni që Life.Church mund të caktojë dhe të ndryshojë herë pas here praktikat dhe kufizimet e përgjithshme në lidhje me përdorimin e shërbimit YouVersion, duke përfshirë pa kufizim numrin maksimal të ditëve që Përmbajtja do të ruhet nga YouVersion. Ju pranoni që Life.Church nuk ka asnjë përgjegjësi ose detyrim për fshirjen ose dështimin për të ruajtur çfarëdo Përmbajtje që është në kujdesin ose që transmetohet nga YouVersion. Ju pranoni që Life.Church ruan të drejtën, sipas lirisë së veprimit të saj, për të mbyllur dhe për të hequr përfundimisht llogaritë që qëndrojnë joaktive për një periudhë të zgjatur të kohës.

  25. Modifikimet ndaj shërbimit
  26. Life.Church ruan të drejtën në çdo kohë dhe herë pas here të ndryshojë ose të ndërpresë, përkohësisht ose përherë, shërbimin YouVersion (ose një pjesë të tij) me ose pa njoftim. Ju pranoni që Life.Church nuk do të jetë e detyruar ndaj teje apo ndonjë pale të tretë për çfarëdo ndryshimi, pezullimi ose ndërprerje të shërbimit YouVerison.

  27. Ndërprerje
  28. Ju pranoni që Life.Church mundet, për çfarëdo arsye ose pa arsye dhe pa njoftim të mëparshëm, sipas aftësive të veta, të pezullojë menjëherë llogarinë tënde Life.Church dhe hyrjen në shërbimin YouVersion në çfarëdo kohe dhe për çfarëdo arsye dhe nuk do të jetë e detyruar ndaj teje apo ndonjë pale të tretë për çfarëdo pezullimi të llogarisë ose hyrjes tënde në shërbimin YouVersion.

  29. Marrëveshjet me palët e treta
  30. Ju pranoni që marrëdhëniet tuaja me, çdo palë të takuar apo të gjetur në apo përmes shërbimit YouVersion, janë vetëm midis jush dhe këtyre palëve. Ju pranoni që Life.Church nuk do të mbahet përgjegjës apo e detyruar për çfarëdo humbje apo dëmtim të çdo lloji të shkaktuar si rezultat i këtyre marrëdhënieve.

  31. Lidhje
  32. YouVersion mund të sigurojë, ose palë të treta mund të sigurojnë, lidhje drejt faqeve të tjera në Rrjetin Botëror të Internetit ose burime. Ju kuptoni dhe pranoni që Life.Church nuk ka kontroll dhe nuk është përgjegjës për disponueshmërinë dhe nuk miraton dhe nuk është përgjegjëse ose e detyruar për çfarëdo Përmbajtje, reklamë, produkt ose material tjetër në ose të disponueshme nga këto uebfaqe ose burime. Ju kuptoni dhe pranoni që Life.Church nuk është përgjegjëse në çfarëdo mënyre për çfarëdo dëmtimi ose humbje që shkaktohet nga ose në lidhje me përdorimin ose besimin e çfarëdo uebfaqeje ose burimi të tillë.

  33. Të drejtat e pronësisë
  34. Ju kuptoni dhe pranoni që YouVersion përmban të dhëna të pronësuara dhe të fshehta që mbrohen nga të drejtat e autorit, nga marka, nga shenjat e shërbimit, nga licenca, nga ligjet për pronën intelektuale ose nga ligje dhe të drejta të tjera të pronësisë. Përveç rasteve kur shprehet shprehimisht nga ligji i zbatueshëm ose kur është autorizuar nga Life.Church, ju pranoni të mos kopjoni, modifikoni, jepni me qira, merrni me qira, jepni me hua, shitni, shpërndani, shfaqni publikisht, ekzekutoni publikisht ose krijoni vepra të prejardhura të bazuara në YouVersion, tërësisht ose pjesërisht.

  35. Kufizimi i detyrimit
  36. Ju kuptoni dhe pranoni shprehimisht që Life.Church dhe vartësit, anëtarët, oficerët, nëpunësit, agjentët, partnerët dhe licencuesit e saj nuk do të jenë të detyruar ndaj jush për çfarëdo dëmtimi të drejtpërdrejtë, të tërthortë, të rastësishëm, të veçantë, rrethanor ose tipik, duke përfshirë, por që nuk kufizohen nga, dëmtime për humbje të fitimit, të emrit të mirë, të përdorimit, të të dhënave ose humbje të tjera të paprekshme (edhe nëse Life.Church është këshilluar për mundësinë e dëmtimeve të tilla), që rezultojnë nga:
    • përdorimi ose paaftësia për të përdorur YouVersion;
    • hyrja e paautorizuar ose ndryshimi i transmetimeve ose të dhënave tuaja;
    • deklarata ose sjellje të çdo pale të tretë në YouVersion; ose
    • çfarëdo çështje tjetër që lidhet me YouVersion.

  37. Jo përfitues të palëve të treta
  38. Ju pranoni që, veç kur është shprehur ndryshe brenda këtyre KUSHTEVE TË PËRDORIMIT, nuk do të ketë Përfitues të tretë për këtë marrëveshje.

  39. Paralajmërim
  40. Life.Church mund të të dërgojë njoftime, duke përfshirë ato të ndryshimeve të këtyre KUSHTEVE TË PËRDORIMIT, që përfshijnë por që nuk kufizohen me e-postë, postë të rregullt, SMS, MMS, mesazh me tekst, postime në YouVersion ose mënyra të tjera të arsyeshme të njohura tani ose të zhvilluara më pas.

  41. Informacion i shenjës dalluese
  42. Markat, logot, shenjat e shërbimit dhe emrat e produktit dhe shërbimit që lidhen me Life.Church dhe shërbesat e saj janë marka të Life.Church ('Shenjat e Life.Church'). Pa leje me shkrim të dhënë më parë nga Life.Church, ju pranoni të mos shfaqni apo përdorni Shenjat e Life.Church në çfarëdo mënyre.

  43. Shënim dhe procedure për të ngritur pretendime për të drejtat e autorit ose për shkelje të të drejtave të pronësisë
  44. Life.Church e respekton pronën intelektuale të të tjerëve. Ne u kërkojmë përdoruesve tanë të veprojnë njëlloj, veçanërisht kur kjo ka lidhje me përdorimin e shërbimit YouVersion. Life.Church, në rrethana të caktuara dhe sipas gjykimit të saj, mund të heq të drejtën dhe/ose të mbyllë llogaritë e përdoruesve të cilët mund të përsëritin shkelje. Nëse ju besoni që vepra tuaj është kopjuar në atë mënyrë që përbën shkelje të të drejtave të autorit apo që prona tuaj intelektuale është shkelur në rast të kundërt, ju lutemi dërgoni të dhënat më poshtë në legal@youversion.com:
    • Një firmë elektronike ose fizike të personit të autorizuar të veprojë në emër të pronarit të të drejtës së autorit ose pronës intelekuale që pretendohet;

    • Një përshkrim me shkrim të veprës që ka të drejtën e autorit ose pronës intelektuale që ju pretendoni se është shkelur;

    • Një përshkrim me shkrim se ku ndodhet në shërbimin YouVersion materiali që ju pretendoni se është dhunuar;

    • Adresën tuaj, numrin e telefonit dhe postën elektronike (çdo gjë që zbatohet);

    • Një deklaratë me shkrim nga ju që ju keni një besim të mirë që përdorimi i diskutuar nuk është autorizuar nga pronari i të drejtës së autorit, nga agjenti i tij ose nga ligji;

    • Një deklaratë me shkrim nga ju, e lëshuar nën dënimin e dëshmisë së rremë, se të dhënat më sipër në Njoftimin tuaj janë të sakta dhe që ju jeni pronari i pronës intelektuale dhe i të drejtës së autorit ose që ju jeni autorizuar të veproni në emër të pronarit të pronës intelektuale ose të të drejtës së autorit. Agjenti i Njoftimit në Life.Church për pretendime të shkeljes së pronës intelektuale ose të të drejtës së autorit mund të kontaktohet si vijon:
      Përmes postës: Life.Church c/o - Contracts Coordinator
      4600 E. 2nd Street Edmond, OK 73034
      Telefon: +1-405-680-5433
      Faks: +1-405-844-3002
      E-postë: legal@youversion.com

Informacion i përgjithshëm

Marrëveshja e plotë. Këto KUSHTE TË PËRDORIMIT përbëjnë marrëveshjen e plotë midis jush dhe Life.Church dhe qeverisin përdorimin tuaj të shërbimit YouVersion, duke zëvendësuar çdo marrëveshje të mëparshme midis jush dhe Life.Church në lidhje me shërbimin YouVersion. Ju mund t'ju nënshtroheni edhe kushteve dhe përcaktimeve shtesë.

Zgjedhja e Ligjit dhe Forumi. KUSHTET E PËRDORIMIT dhe marrëdhënia midis jush dhe Life.Church do të qeveriset nga ligjet e Shtetit të Oklahomës pa patur konflikt me dispozitat ligjore. Ju dhe Life.Church pranoni t'i nënshtroheni juridiksionit personal dhe ekskluziv të gjykatave që ndodhen brenda qarkut të Oklahomës, Oklahomë.

Dorëheqja dhe shkëputja nga kushtet. Dështimi nga Life.Church për të ushtruar ose përforcuar çdo të drejtë apo dispozitë të këtyre KUSHTEVE TË PËRDORIMIT nuk do të përbëjë ndonjë dorëheqje të këtyre të drejtave apo dispozitave. Nëse ndonjë dispozitë e këtyre KUSHTEVE TË PËRDORIMIT gjendet nga një gjykatë e një juridiksioni kompetent se është e pavlefshme, prapëseprapë palët pranojnë që gjykata duhet të përpiqet t'i japë të drejtë synimeve të palëve siç janë pasqyruar në dispozitë dhe dispozitat e tjera të këtyre KUSHTEVE TË PËRDORIMIT mbeten në efekt dhe fuqi të plotë.

Asnjë të drejtë të mbijetesës dhe jondërrueshmëria. Ju pranoni që llogaria juaj Life.Church nuk është e ndërrueshme dhe çdo e drejtë për ID-në tuaj nga Life.Church ose përmbajtje brenda llogarisë suaj përfundon me vdekjen tënde. Mbas një vërtetimi të një kopje të certifikatës së vdekjes, Life.Church mund të mbyllë përherë llogarinë tënde dhe të fshijë çdo përmbajtje të saj.

Statuti i kufizimeve. Ju kuptoni dhe pranoni që pavarësisht nga çdo statut ose ligj në të kundërtën, çdo pretendim ose shkak veprimi që rrjedh nga ose në lidhje me përdorimin e shërbimit YouVersion ose këtyre KUSHTEVE TË PËRDORIMIT, duhet të ngrihet brenda një (1) viti pasi të jetë ngritur një pretendim ose shkak veprimi i tillë ose të hesht përgjithnjë.

Titujt e ndarjeve brenda këtyre KUSHTEVE TË PËRDORIMIT janë vetëm për lehtësi dhe nuk kanë asnjë efekt ligjor ose kontraktues.