Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ti je i dashurShembull

Ti je i dashur

DITA 1 NGA 15

Lexoni nga: Zanafilla 1:26-31

Perëndia krijon

“Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë...”(v.26)

Populli Siuks i Rrafshinave të Mëdha në Amerikën e Veriut besonte se distanca më e madhe që bëjmë gjatë udhëtimit të jetës është mes kokës dhe zemrës tonë. Kjo distancë është afërsisht 45 cm. Por ndonjëherë na duhet një jetë e tërë për ta përshkruar këtë distancë. Për shembull, shumë njerëz e pëlqejnë këngën e njohur: “Jezusi më do mua.” Këto fjalë janë të thjeshta për t’i kënduar, por pse e kemi të vështirë ta besojmë këtë të vërtetë në zemrën tonë, që jemi të dashur?

Strofa e tretë thotë: “Jezusi më do, këtë e di, siç Ai ka dashur nëpër histori.” Pasazhi i sotëm na kujton që jemi krijuar sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë. Ai na krijoi ne në dashuri dhe deklaroi se ajo që Ai kishte krijuar ishte “shumë e mirë” (v.31). Ai na zgjodhi në dashuri përpara se të lindnim, për të qenë pjesë e familjes së Tij (Efes. 1:4-5). Perëndia në mënyrë intime na endi në barkun e nënës tonë (Ps. 139:13). Ne e njohim dashurinë sepse Perëndia na deshi i pari; Perëndia është dashuri (1 Gjoni 4:7-8,19). Ai na e tregoi dashurinë e Tij duke dërguar Birin e Tij për të na shpëtuar (Gjoni 3:16). Ai na ka dashur që përpara themelimit të botës.

Në këtë seri, ne do të shqyrtojmë pasazhe të ndryshme që na kujtojnë se Perëndia na do. Gjithashtu, do të shohim se çfarë na pengon që ta besojmë këtë të vërtetë. Përshkrimi i asaj distancës mes kokës dhe zemrës kërkon kohë dhe përpjekje, por ia vlen. A jeni gati për këtë udhëtim?—Nancy Boote

Ndërsa luteni, kërkojini Frymës së Shenjtë t’ju ndihmojë të kuptoni në zemër se jeni të dashur.

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Ti je i dashur

Është e lehtë të besojmë në mendje se Perëndia na do, por ta besojmë dhe ta pranojmë këtë të vërtetë në zemrën tonë është më e vështirë. Në këtë seri, ne do të studiojmë dashurinë e madhe të Perëndisë për ne. Nensi Buti, një pastore e shuguruar në Kishën e Reformuar të Amerikës, jeton dhe shërben në Holland të Miçiganit.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Fjalët e Shpresës për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: fjaleteshpreses.org