Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ti je i dashurShembull

Ti je i dashur

DITA 9 NGA 15

Lexoni nga: Gjoni 3:16-21

Perëndia jep

“Sepse Perëndia e deshi aq botën...” (v.16)

Gjyshërit mund t’i pyesin shpesh nipërit e tyre të vegjël: “A e di se sa shumë të dua?” Dhe gjyshi i thotë: “Të dua kaq shumë!”, ndërsa i hap krahët sa më shumë që mundet për të treguar madhësinë e dashurisë së tij për nipin ose mbesën.

Gjoni 3:16 na kujton për dashurinë e madhe të Perëndisë për ne. Por çfarë do të thotë që Perëndia e deshi aq botën? “Aq” është një fjalë e shkurtër. Kur bëhet bashkë me fjalën “dashuri” në pasazhin e sotëm, nënkupton shumë për natyrën e dashurisë së Perëndisë për ne. Dashuria e Tij për ne është e pafund, aq shumë dashuri ka. Ai me dëshirë zgjodhi që ta tregonte dashurinë e Tij në këtë mënyrë: “Perëndia dërgoi Birin e tij të vetëmlindurin në botë që ne të rrojmë nëpërmjet tij.” (1 Gjoni 4:9). Ne s’mund ta fitojmë vetë dashurinë e Tij, as nuk e meritojmë dot atë. Por Ai dha Birin e Tij si një dhuratë për një botë që s’e meriton dhe të mbushur me paudhësi, sepse dashuria dhe dëshira e Tij është që ne të mos humbasim, por të kemi jetë të përjetshme. Ky varg nuk thotë që të mund ta kemi, apo që do ta kemi jetën e përjetshme. Na thotë që ne e kemi atë tani! Ky është një premtim për të gjithë ata që besojnë.

Perëndia i hapi aq shumë krahët e Tij në atë kryq të drunjtë për të treguar dashurinë e Tij të madhe për ne. A e besoni këtë? Aq shumë ju do Ai. A do ta pranoni Birin e Tij si Shpëtimtar sot? —Nancy Boote

Ndërsa luteni, vendoseni besimin tuaj në Jezusin, Birin e Perëndisë dhe kuptoni se Ai ju do aq shumë.

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Ti je i dashur

Është e lehtë të besojmë në mendje se Perëndia na do, por ta besojmë dhe ta pranojmë këtë të vërtetë në zemrën tonë është më e vështirë. Në këtë seri, ne do të studiojmë dashurinë e madhe të Perëndisë për ne. Nensi Buti, një pastore e shuguruar në Kishën e Reformuar të Amerikës, jeton dhe shërben në Holland të Miçiganit.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Fjalët e Shpresës për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: fjaleteshpreses.org