Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ti je i dashurShembull

Ti je i dashur

DITA 15 NGA 15

Lexoni nga: Gjoni 17:20-26

Lutja përfundimtare

“...që të gjithë të jenë një, ashtu si ti, o Atë, je në mua dhe unë në ty; edhe ata të jenë një në ne, që bota të besojë se ti më ke dërguar.” (v.21)

Kur një i afërm është afër vdekjes, njerëzit vënë re me kujdes se çfarë thotë ai, shpresojnë për një ngushëllim, një bekim, dëshminë e tyre, apo shprehjen e fundit të dashurisë. Në një version bible ku shkruhen me të kuqe fjalët e Jezusit, Gjoni 14:17 është shumica me të kuqe, që na tregon fjalët e fundit të Jezusit për dishepujt e Tij. Në thelb këto janë urimet e Jezusit para vdekjes, fjalë lamtumire plot me domethënie me peshë dhe të çmuara.

Për çfarë lutet Jezusi? Në vargun 23, Ai kërkon “një unitet të përsosur”, (Bibla 1994) ose që ndjekësit e Tij të jenë “plotësisht një.” (Bibla 2020) Një kërkesë e pamundur në dukje! Si mundet që 12 burra me personalitet dhe sfond kaq të larmishëm, të bien dakord me njëri-tjetrin apo të jenë të bashkuar? Edhe sot, sipas disa përllogaritjeve, ka mbi 45 000 denominacione të ndryshme botërore. Besimtarët kanë qenë të ndarë përgjatë epokave, të dallueshëm si në dogma dhe në praktika.

Gjithsesi, Jezusi tha që uniteti mes ndjekësve të Tij do t’i bëjë të tjerët që të besojnë se Ai ishte dërguar nga Perëndia. Për botën, uniteti ynë është një dëshmi e unitetit të përsosur të Atit dhe të Birit. Aftësia jonë për të shkuar mirë me njëri-tjetrin është një çështje serioze. Ndërsa shohim këto fjalë të fundit të Jezusit, gjatë këtyre dy javëve të ardhshme, mendoni pak se si lutja për ndjekësit e Tij ndikon në jetën tuaj, por edhe në jetën e kishës sot. —Denise Vredevoogd

Ndërsa luteni, kërkojini Jezusit të hapë zemra dhe mendje, që lutja e Tij për gjithë besimtarët të marrë përgjigje.

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Ti je i dashur

Është e lehtë të besojmë në mendje se Perëndia na do, por ta besojmë dhe ta pranojmë këtë të vërtetë në zemrën tonë është më e vështirë. Në këtë seri, ne do të studiojmë dashurinë e madhe të Perëndisë për ne. Nensi Buti, një pastore e shuguruar në Kishën e Reformuar të Amerikës, jeton dhe shërben në Holland të Miçiganit.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Fjalët e Shpresës për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: fjaleteshpreses.org