Politika e privatësisë të YouVersion

Rishikuar së fundmi më 7/16/2012


Politika e privatësisë është përkthyer për lehtësinë tuaj; megjithatë, Life.Church nuk mban asnjë garanci apo përfaqësim lidhur me saktësinë e përkthimit. Nëse do të hasen mospërputhje midis versionit anglisht dhe atij të përkthyer, versioni anglisht do të ketë të drejtë.


YouVersion, një faqe interneti dhe program në pronësi dhe i drejtuar nga Life.Church, e di që ju shqetësoheni se si përdoret dhe ndahet informacioni rreth jush. Ne shpresojmë që deklaratat më poshtë do t'ju ndihmojnë të kuptoni se si YouVersion do të mbledhë, përdorë dhe mbrojë informacionin që ju siguroni për ne në faqen apo programin tonë. Ne nuk do të përdorim apo ndajmë informacionin tuaj me askënd tjetër përveçse siç është përshkruar në këtë Politikë të Privatësisë.

Çfarë ne mbledhim dhe si e përdorim atë

  • Informacioni që ju siguroni

    Kur ju regjistroheni për një llogari YouVersion ose një shërbim tjetër nga Life.Church ose një promovim që kërkon regjistrim, ne kërkojmë të dhënat tuaja personale (siç janë emri, e-posta dhe një fjalëkalim për llogarinë). Ne mund të kombinojë këto të dhëna që ju paraqitni nën llogarinë tuaj bashkë me të dhëna nga shërbime të tjera nga LifeChurch.tv ose nga palë të treta për t'ju siguruar një përvojë më të mirë dhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve tona. Për disa shërbime, ne mund t'ju lejojmë të zgjidhni që këto të dhëna të mos kombinohen.

  • ID e pajisjes unike

    Ky hyni në Programin e Biblës YouVersion, ne mund të mbledhim numrin ID Unik të Pajisjes suaj ('UDID') dhe/ose adresën IP dhe/ose vendndodhjen GPS. Ne e përdorim këtë informacion për t'ju siguruar një përvojë sa më personale. Ky informacion mblidhet për të përcaktuar numrin total të pajisjeve unike që përdorin shërbimin tonë ose pjesë të shërbimit tonë, për të ditur përdorimin total, për të analizuar të dhëna dhe për të komunikuar me ju në mënyrë sa më të efektshme. Ne mund ta kombinojmë këtë informacion me të dhëna nga palë të treta për t'ju siguruar një përvojë më të mirë dhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimit tonë. Ne nuk ndajmë asnjë informacion personal të identifikueshëm me palë të treta në lidhje me kodin tuaj UDID apo vendndodhjen GPS pa lejen tuaj të qartë.

  • Skedarët e magazinimit Life.Church

    Kur vizitoni www.bible.com, ne mund t'ju dërgojmë në kompjuterin tuaj një ose më shumë skedarë magazinimi për të identifikuar në mënyrë unike shfletuesin tuaj. (Një skedar magazinimi është thjesht një skedar i vogël që përmban një varg karakteresh). Pranimi i këtyre skedarë prej nesh të mundëson të ruash preferencat e tua si përdorues në kohë të ndryshme. Ndonëse shumica e shfletuesve i pranojnë automatikisht këta lloje të skedarëve, ju mund të caktoni që shfletuesi juaj t'i refuzojë të gjitha ato ose të të njoftojë se kur po të dërgohet një skedar i tillë. Disa veçori dhe shërbime nga YouVersion mund të mos funksionojnë siç duhet nëse nuk është aktivizuar pranimi i këtyre skedarëve.

  • Informacioni i hyrjes

    Kur ju përdorni shërbimet e Life.Church, serverat tanë automatikisht regjistrojnë informacionin që shfletuesi juaj dërgon kur vizitoni një nga faqet tona. Këto hyrje në server mund të përfshijnë të dhëna si kërkesat tuaja në rrjet, adresën protokollare të internetit, llojin e shfletuesit, gjuhën e shfletuesit, datën dhe kohën e kërkesës suaj dhe një ose më shumë "gjurmues" që mund të identifikojnë në mënyrë unike shfletuesin tuaj.

  • Komunikimet e përdoruesit

    Të dhëna personale ose kërkesa që ju paraqitni përmes www.bible.com/live do t'i Administratori i grupit dhe/ose një prej anëtarëve të tyre do të ketë hyrje në këto të dhëna. Kur ju dërgoni e-postë apo një komunikim tjetër në një prej uebfaqeve të zotëruara nga Life.Church, ne mund të ruajmë këto komunikime për të përpunuar kërkesat tuaja, për t'ju përgjigjur kërkesave tuaja dhe për të përmirësuar shërbimet tona.

  • Faqet e palës së tretë

    Kjo Politikë e Privatësisë vepron vetëm për faqet dhe aplikacionet që janë në pronësi dhe të operuara nga Life.Church. Life.Church nuk mund të rregullojë faqe të tjera që janë të lidhura nga brenda uebfaqeve dhe shërbimeve tona të ndryshme. Këto faqe të tjera mund të futin skedarët e tyre të magazinimit ose skedarë të tjerë në kompjuterin tuaj, të mbledhin të dhëna ose të thithin të dhëna personale prej teje. Ju duhet të familjarizoheni me Politikën e tyre unike të Privatësisë, nëse zgjidhni të vizitoni faqet e tyre.

Si e përdorim ne informacion tuaj?

Kur pajtoheni në një shërbim të veçantë që kërkon regjistrim, ne ju kërkojmë të paraqitni të dhëna personale. Nëse Life.Church dëshiron ta përdorë këtë informacion në një mënyrë ndryshe nga qëllimi për të cilin është mbledhur, ne do t'ju kërkojmë për miratimin tuaj përpara një përdorimi të tillë. Ju mund të refuzoni dorëzimin e të dhënave personale për secilin prej shërbimeve tona, ku në këtë rast ne mund të mos jemi në gjendje t'ju sigurojmë këto shërbime.

Si e mbrojmë informacionin tuaj?

Life.Church nuk i ndan të dhënat tuaja personale me institucione të tjera jashë Life.Church pa miratimin tuaj të qartë. Life.Church mund të ndajë të dhënat tuaja personale vetëm nëse ka një besim të mirë që hyrja, përdorimi, ruajtja dhe zbulimi i këtyre të dhënave është mjaft i nevojshëm për (a) të plotësuar një ligj apo normë të zbatueshme, proces ligjor ose kërkesë të detyrueshme qeveritare, (b) të detyruar zbatimin e Kushteve të Përdorimit, duke përfshirë hetimin e shkeljeve të mundshme të tyre, (c) të zbuluar, shmangur ose në të kundërt për t'u përballur me mashtrimin, sigurinë apo çështje teknike, ose (d) të mbrojtur kundër dëmit të pashmangshëm për të drejtat, pronën ose sigurinë e Life.Church, përdoruesit e saj ose publikun siç kërkohet ose lejohet nga ligji. Life.Church merr masat e duhura të sigurisë për të mbrojtur kundër hyrjeve të paautorizuara ose modifikimit, zbulimit ose shkatërrimit të paautorizuar të të dhënave, duke përfshirë inspektimet e brendshme të grumbullimit të të dhënave tona, ruajtjes dhe praktikave përpunuese si dhe të masave të sigurisë, si edhe masat e ruajtjes fizike kundër hyrjes së paautorizuar në sistemet ku ne i ruajmë të dhënat personale. Derisa të jetë marrë leje e qartë nga ana tuaj, Life.Church e kufizon hyrjen te të dhënat personale vetëm për punëdhënësit e saj, kontraktuesit dhe agjentët të cilëve u duhet të dinë këtë informacion për të vepruar, zhvilluar ose përmirësuar shërbimet tona. Këta individë janë të lidhur nga detyrimet e mirëbesimit dhe mund t'i nënshtrohen disiplinës, që përfshin pushimin nga puna dhe ndjekjen penale, nëse dështojnë të plotësojnë këto detyrime.

Integriteti i të dhënave

Life.Church i rishikon praktikat e mbledhjes së të dhënave, e magazinimit dhe e përpunimit për t'u siguruar që ne vetëm mbledhim, magazinojmë dhe përpunojmë të dhënat personale që nevojiten për të siguruar ose përmirësuar shërbimet tona. Ne ndërmarrim hapa përgjegjës për t'u siguruar që informacioni personal i përpunuar prej nesh të jetë i saktë, të plotë dhe aktual, por varemi nga përdoruesit tanë që të përditësojnë ose korrigjojnë informacionin e tyre personal sa herë të jetë e nevojshme.

Mundësia e përdorimit dhe përditësimit të informacionit personal

Kur ne përdorim çdo shërbim nga Life.Church, ne bëjmë përpjekje me mirëbesim për t'ju siguruar hyrje në të dhënat tuaja personale dhe qoftë t'i korrigjojmë këto të dhëna nëse janë të pasakta ose t'i fshijmë këto të dhëna me kërkesën tuaj nëse nuk kërkohet në të kundërt që të ruhet sipas ligjit ose për qëllime ligjore të shërbimit. Ne u kërkojmë individëve përdorues të identifikojnë veten dhe informacionin e kërkuar ku kërkohet të hyhet, të korrigjohet ose të hiqet përpara se të përpunohet një kërkesë e tillë dhe ne mund të refuzojmë të përpunojmë kërkesa që janë në mënyrë të paarsyeshme të përsëritura ose sistematike, që kërkojnë përpjekje teknike të tepruara, që rrezikojnë privatësinë e të tjerëve apo që do të jenë tejet jopraktike (për shembull, kërkesa në lidhje me informacion që qëndrojnë në kaseta kopje rezervë), ose për të cilat hyrja nuk është në të kundërt e domosdoshme. Në çdo rast që sigurojmë hyrje dhe korrigjim të të dhënave, ne e kryejmë këtë shërbim pa pagesë, veç nëse kryerja e këtij veprimi kërkon përpjekje të tepruara. Disa nga shërbimet tona kanë procedura të ndryshme për hyrjen, korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të përdoruesit.

Përforcimi

Life.Church e rishikon periodikisht pajtimin e saj me këtë Politikë të Privatësisë. Kur ne marrim ankesa formale me shkrim në lidhje më çështje të privatësisë, është politika jonë që të kontaktojmë përdoruesin që ka ngritur ankesën në lidhje me shqetësimet e tij apo të saj. Ne do të bashkëpunojmë me autoritetet rregulluese të duhura, duke përfshirë autoritet vendore për mbrojtjen e të dhënave, për të zgjidhur çdo ankesë në lidhje me transferimin e të dhënave personale që nuk mund të zgjidhen midis Life.Church dhe një individi.

Pyetje

Çdo pyetje rreth politikës së privatësisë mund të dërgohet në: legal@youversion.com