Ti je i dashurShembull

Lexoni nga: Luka 15:11-32
Perëndia kërkon
“I ati e pa dhe pati dhembshuri.” (v.20)
Pranë dritares time janë dy karrike rrotulluese. Mund t’i kthej në një drejtim për të parë televizor, ose në anën tjetër për të parë perëndimin e diellit.
James Bryant Smith në librin e tij, “Perëndia i bukur dhe i mirë”, na thotë se ne shpesh besojmë një narrativë të rreme për Perëndinë; ne e shohim Atë si dikë që është ulur në një karrike rrotulluese. Ai na sheh ne me dashuri kur ne i bindemi Atij, por kur ne e zhgënjejmë, Ai e kthen karriken me kurriz nga ne. Kjo është një narrativë e rreme. Deklaron që dashuria e Perëndisë është e kushtëzuar në varësi të sjelljes tonë. A e përfytyroni Perëndinë në këtë mënyrë?
Në pasazhin e sotëm, shohim që dashuria e Perëndisë nuk është e kushtëzuar. Ati mund ta kishte braktisur të birin kur ai u largua me trashëgiminë e tij, por në vend të kësaj, ai vazhdoi ta kërkonte atë. Ai nuk e largoi fytyrën e tij, si ai Perëndia në karriken rrotulluese. Kur djali më i vogël u kthye i pikëlluar për mëkatin e tij, babai nuk po priste që ta ndëshkonte kur e pa. “Por kur ishte ende larg, i ati e pa dhe pati dhembshuri; u lëshua vrap, ra mbi qafën e tij dhe e puthi.” (v.20). Jezusi e përdori këtë shëmbëlltyrë për të treguar që Perëndia na do edhe kur ne mëkatojmë.
Dashuria e Tij për ne nuk ndryshon. Ashtu si ati e mirëpriti të birin në shtëpi dhe i mbuloi me dashuri, edhe përpara se të pendohej, Perëndia, Ati ynë, na mirëpret ne me krahët e Tij të dashurisë në të njëjtën mënyrë. Besojeni këtë në zemrën tuaj, ju jeni të dashur!—Nancy Boote
Ndërsa luteni, përqafojeni të vërtetën e dashurisë së Perëndisë për ju.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Është e lehtë të besojmë në mendje se Perëndia na do, por ta besojmë dhe ta pranojmë këtë të vërtetë në zemrën tonë është më e vështirë. Në këtë seri, ne do të studiojmë dashurinë e madhe të Perëndisë për ne. Nensi Buti, një pastore e shuguruar në Kishën e Reformuar të Amerikës, jeton dhe shërben në Holland të Miçiganit.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Fjalët e Shpresës për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: fjaleteshpreses.org