Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ti je i dashurShembull

Ti je i dashur

DITA 13 NGA 15

Lexoni nga: Zbulesa 3:14-22

Jezusi troket

“Ja, unë qëndroj te dera dhe trokas;”(v.20)

Mua më pëlqen të planifikoj. Më pëlqen t’i kontrolloj gjërat. E rrëfej edhe që shpesh përpiqem t’i kontrolloj të tjerët. Nëse jeni si unë, e dini që të heqësh dorë nga kontrolli është e vështirë. Por kjo është e vështirë kur ne kemi krijuar varësi ndaj tij. Kur heqim dorë nga kontrolli, ky quhet dorëzim. Ne jemi thirrur t’i dorëzohemi Jezusit dhe ta lëmë Atë të ketë kontrollin e jetës tonë.

Në pasazhin e sotëm, Gjoni merr një zbulesë për kishën në Laodice. Jezusi i ringjallur e shihte si të pështirë besimin e kësaj kishe. Ata ishin bërë të verbër në besimin e tyre dhe veprat e tyre ishin si uji i vakët, as freskues si uji i ftohtë, as shërues si uji i ngrohtë. I denjë vetëm për t’u vjellë (v.16). Megjithatë, në dashuri, Jezusi i fton ata të pendohen duke u thënë: “Ja, unë qëndroj te dera dhe trokas...” (v.20). Ai i fton ata të hapin derën dhe të ripërtërijnë marrëdhënien me Të.

Edhe ne kemi të njëjtën mundësi zgjedhje. A do ta hapim derën, ta ftojmë Jezusin brenda dhe t’ia japim Atij kontrollin e jetës tonë? Ja si e përshkruan këtë skenë një artist; “Ka vetëm një dorezë dere dhe është nga brenda. Jezusi ka fuqinë që ta shpërthejë derën, por në vend të kësaj, Ai vjen me dashuri, ndërsa troket dhe pret që ne të përgjigjemi.” A jeni të gatshëm të hapni derën dhe t’ia dorëzoni Jezusit frikën, mëkatet, dhimbjen dhe turpin tuaj? Ai ju do. Ai po troket. Hapeni derën, jepjani Atij kontrollin dhe lejojeni Jezusin, Ujin tonë të Gjallë, t’ju rifreskojë dhe t’ju ripërtërijë. —Nancy Boote

Ndërsa luteni, dorëzojani të gjitha Jezusit.

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Ti je i dashur

Është e lehtë të besojmë në mendje se Perëndia na do, por ta besojmë dhe ta pranojmë këtë të vërtetë në zemrën tonë është më e vështirë. Në këtë seri, ne do të studiojmë dashurinë e madhe të Perëndisë për ne. Nensi Buti, një pastore e shuguruar në Kishën e Reformuar të Amerikës, jeton dhe shërben në Holland të Miçiganit.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Fjalët e Shpresës për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: fjaleteshpreses.org