Ti je i dashurShembull

Lexoni nga:Filipianëve 2:1-11
Jezusi bindet
“...duke u bërë i bindur deri në vdekje, deri në vdekje të kryqit.”(v.8)
“E jashtëzakonshmja” është përkufizuar si diçka shumë e pazakontë ose e mrekullueshme. Për shembull, një pianist student është përshkruar si një njeri me një talent të jashtëzakonshëm. Dietrich Bonhoeffer pyet: “Çfarë është e ‘jashtëzakonshmja’? A është kjo dashuria e Vetë Jezus Krishtit, dashuri që shkon në kryq e bindur deri në vuajtje?” Kjo është e jashtëzakonshme.
Jezusi ishte i jashtëzakonshëm. Ai ishte si askush tjetër. Ai mori trajtë shërbëtori, e përuli Vetveten, “duke u bërë i bindur deri në vdekje, deri në vdekje të kryqit.” (vv.7-8) Profecia e Isaias na drejtoi te Krishti. Ai tha se shërbëtori i vuajtur “mbante sëmundjet tona dhe kishte marrë përsipër dhembjet tona;” dhe Ai “u tejshpua për shkak të shkeljeve tona,u shtyp për paudhësitë tona;” (Isaia 53:4-5). “I keqtrajtuar dhe i përulur, nuk e hapi gojën. Si një qengj që e çojnë në thertore,...” (Isaia 53:7-8). Autori i Hebrenjve thotë se Jezusi: “për gëzimin që ishte përpara tij, duroi kryqin...” (Heb: 12:2). Ai mbajti mbi shpatullat e Tij peshën e mëkateve tona. Krahët e Tij të dashurisë u hapën plotësisht, duart e Tij u gozhduan në kryq. Kjo është e jashtëzakonshme. Siç e thotë dhe himni: “Çfarë dashurie e mahnitshme është kjo!”
Gjithashtu, Pali te Romakëve thotë: “Krishti është Ai që vdiq, po për më tepër Ai u ringjall; Ai është në të djathtë të Perëndisë dhe Ai ndërmjetëson për ne.” (Rom. 8:34). Dhe nuk ka asgjë që mund të na ndajë nga dashuria e Tij (vv.38-39). Ja se sa shumë ju do Jezusi! A e besoni këtë? Dashuria e Tij për ne është e jashtëzakonshme!—Nancy Boote
Ndërsa luteni, reflektoni për kryqin dhe për atë që Jezusi bëri për ju.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Është e lehtë të besojmë në mendje se Perëndia na do, por ta besojmë dhe ta pranojmë këtë të vërtetë në zemrën tonë është më e vështirë. Në këtë seri, ne do të studiojmë dashurinë e madhe të Perëndisë për ne. Nensi Buti, një pastore e shuguruar në Kishën e Reformuar të Amerikës, jeton dhe shërben në Holland të Miçiganit.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Fjalët e Shpresës për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: fjaleteshpreses.org