Ti je i dashurShembull

Lexoni nga: Efesianëve 3:14-21
Ju jeni të dashur
...cila është gjerësia, gjatësia, lartësia dhe thellësia e dashurisë së Krishtit,... (v.18)
Në udhëtimin tonë këto dy javët e fundit, kemi lexuar pasazhe që na tregojnë se sa shumë na do Perëndia. Folëm për ndryshimin mes idesë që të dish se je i dashur në mendje dhe ta besosh këtë të vërtetë në zemër. Mësuam se ne kemi një Perëndi që na sheh, që na kujton dhe na çmon. Jemi sfiduar që ta duam veten; që të dimë se dashuria e Perëndisë për ne është me bollëk dhe e përjetshme dhe që Perëndia gjithmonë na kërkon me dashuri kur jemi të humbur. Dashuria e Tij për ne është aq e madhe sa Ai dërgoi Birin e Tij, Atë që mund të na pastrojë nga mëkati dhe të na quajë miqtë e Tij. Ai u bë i bindur deri në atë pikë sa vdiq në kryq për ne. Sepse Ai dëshiron të ketë një marrëdhënie personale me ne, Ai troket në derën e zemrës tonë dhe na fton që të përjetojmë dashurinë e Tij.
Në pasazhin e sotëm, Pali shkruan një lutje për efesianët. I bashkohem atij në këtë lutje për ju. Lutem që ju të kuptoni sa e gjerë, e gjatë, e lartë dhe e thellë është dashuria e Krishtit dhe që ju ta njihni këtë dashuri që “tejkalon çdo njohuri, që të mbusheni me tërë plotësinë e Perëndisë.” (vv.18-19).
Unë s’mund t’ju bind dot që Perëndia ju do. Vetëm Fryma e Shenjtë mund ta bëjë këtë. Por Ai është ai që “mund të bëjë jashtë mase më tepër nga sa kërkojmë ose mendojmë,” (v.20). A do ta pranoni dashurinë e Tij sot?—Nancy Boote
Ndërsa luteni, kuptoni që ju jeni të dashur për Perëndinë.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Është e lehtë të besojmë në mendje se Perëndia na do, por ta besojmë dhe ta pranojmë këtë të vërtetë në zemrën tonë është më e vështirë. Në këtë seri, ne do të studiojmë dashurinë e madhe të Perëndisë për ne. Nensi Buti, një pastore e shuguruar në Kishën e Reformuar të Amerikës, jeton dhe shërben në Holland të Miçiganit.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Fjalët e Shpresës për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: fjaleteshpreses.org