Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ti je i dashurShembull

Ti je i dashur

DITA 3 NGA 15

Lexoni nga: Isaia 49:13-18

Perëndia kujton

“...Unë nuk do të harroj.” (v.15)

Jeni ndier ndonjëherë të harruar? Ndjesia e të qenit i harruar është një ndjenjë vetmie. Kur ndihemi të harruar mund të na bëjë të besojmë se nuk na do njeri. Psalmisti e ka shprehur shpesh këtë ndjenjë. “Deri kur do të më harrosh, o Zot? Vallë kështu do të jetë përjetë?” (Ps. 13:1) Por kur na kujtojnë kjo na sjell gëzim. Mendoni pak sesi është të marrësh një kartolinë të papritur, një email apo telefonatë, nga dikush që ju thotë se po mendonte për ty. Si ju bëri të ndiheshit ky veprim kujtese? Të dashur?

Perëndia ynë i besëlidhjes është një Perëndi që kujton. Ai e kujtoi besëlidhjen e Tij me Noeun dhe e shpëtoi atë dhe familjen e tij nga Përmbytja. Perëndia e kujtoi premtimin që i bëri Abrahamit dhe i dha pasardhës të shumtë sa yjet e qiellit. Perëndia e kujtoi Izraelin, thesarin e Tij të çmuar dhe i çliroi nga robëria ku ishin çuar në mërgim për mosbindjen e tyre. Ata u ndien të braktisur, por Zoti tha: “A mundet një grua të harrojë foshnjën e gjirit dhe të mos i vijë keq për fëmijën e barkut të saj? Edhe sikur ato të të harrojnë, unë nuk do të harroj. Ja, unë të kam gdhendur mbi pëllëmbët e duarve të mia...” (Isa. 49:15-16).

Njerëzit mund të na harrojnë, por Perëndia jo! Ne mund të ndihemi të braktisur, por Perëndia na kujton. Nëse besojmë që Perëndia na ka braktisur, kjo na pengon të besojmë në zemrën tonë se Ai na do. Por le të mos harrojmë që Zoti na ka gdhendur në pëllëmbët e duarve të Tij. Si mund të të harrojë Ai ty, fëmijën e Tij të dashur? Ai të do dhe të kujton.—Nancy Boote

Ndërsa luteni, falënderoni Perëndinë që ju do dhe ju kujton.

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Ti je i dashur

Është e lehtë të besojmë në mendje se Perëndia na do, por ta besojmë dhe ta pranojmë këtë të vërtetë në zemrën tonë është më e vështirë. Në këtë seri, ne do të studiojmë dashurinë e madhe të Perëndisë për ne. Nensi Buti, një pastore e shuguruar në Kishën e Reformuar të Amerikës, jeton dhe shërben në Holland të Miçiganit.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Fjalët e Shpresës për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: fjaleteshpreses.org