Ti je i dashurShembull

Lexoni nga: Zanafilla 16:6-16
Perëndia sheh
“E pashë me të vërtetë atë që më shikon.” (v.13 NIV)
Fëmijëve iu pëlqen t’i fshihen njëri-tjetrit për të luajtur. Si të rritur, edhe ne fshihemi në mënyra të ndryshme. Ndonjëherë fshihemi pas mureve mbrojtëse që ngremë përreth zemrës. Kemi frikë nga refuzimi apo shqetësimi se çfarë mendojnë njerëzit për ne nëse e tregojmë atë që jemi vërtet. Por nëse tregohemi të sinqertë, dëshirojmë që të na gjejnë, të na shohin dhe të na duan.
Në pasazhin tonë të sotëm, gjejmë në shkretëtirë Agarin, skllaven egjiptase të Sarajt. Ajo ishte larguar nga Saraj, sepse kjo e kishte trajtuar ashpër (v.6). Engjëlli i Zotit e gjeti Agarin. Ai i tha që të kthehej te Saraj. Por në vend që ta qortonte për sjelljen e saj, ai i foli me dashuri. Engjëlli i Zotit profetizoi lindjen e djalit të saj dhe i dha një premtim. Ai i tha që ai do të kishte shumë pasardhës. Agari duke iu përgjigjur i tha: “Ti je Perëndia që sheh.” (v.13) Agari ndjeu që Perëndia e vuri re. Ajo tha: “E pashë me të vërtetë atë që më shikon.” (v.13). Perëndia e pa në mjerimin e saj dhe zgjati dashurinë e Tij drejt saj përmes premtimit të Tij. Ai ju sheh edhe juve.
Perëndia ju sheh ashtu siç jeni, të mirë dhe të këqinj. Ai ju sheh kur jeni të pikëlluar. Ai sheh mjerimin dhe vuajtjen që po përjetoni. Ai ju sheh me sytë e Tij të dashurisë. Nuk keni pse fshiheni prej Tij. E përqafoni Perëndinë që ju sheh sot dhe kuptoni thellë në zemrën tuaj se Ai ju do! —Nancy Boote
Ndërsa luteni, kuptoni që Perëndia ju vë re dhe ju do.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Është e lehtë të besojmë në mendje se Perëndia na do, por ta besojmë dhe ta pranojmë këtë të vërtetë në zemrën tonë është më e vështirë. Në këtë seri, ne do të studiojmë dashurinë e madhe të Perëndisë për ne. Nensi Buti, një pastore e shuguruar në Kishën e Reformuar të Amerikës, jeton dhe shërben në Holland të Miçiganit.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Fjalët e Shpresës për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: fjaleteshpreses.org