Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ti je i dashurShembull

Ti je i dashur

DITA 4 NGA 15

Lexoni nga: Ligji i Përtërirë 7:6-9

Thesari i Perëndisë

“...por sepse Zoti ju do...” (v.8)

Gjithmonë më ka pëlqyer ora e murit. Më pëlqente të dëgjoja melodinë që tingëllonte çdo 15 minuta në orë gjatë gjithë ditës. Kur u diplomova në universitet, babai më ndërtoi një orë të tillë. Kjo orë është një nga thesaret më të veçanta që kam. Unë e ruaj atë sepse babai ma ndërtoi këtë dhuratë nga dashuria e madhe që kishte për mua.

Populli i Perëndisë ishte thesari i Tij i veçantë. Pasazhi na tregon që Ai i zgjodhi izraelitët nga të gjithë kombet e botës. Ai tha: “Zoti nuk e ka vënë dashurinë e tij mbi ju, as nuk ju ka zgjedhur, sepse nuk ishit më të shumtë nga asnjë popull tjetër; ju ishit në fakt më i vogli i të gjithë popujve; por sepse Zoti ju do dhe ka dashuri të mbajë betimin që u ka bërë etërve tuaj...” (vv.7-8). Për shkak të premtimit të Perëndisë për Abrahamin dhe pasardhësit e tij, edhe ne jemi fëmijët e Abrahamit, të bashkangjitur kësaj besëlidhje dashurie (shikoni Romakëve 11). Ne jemi thesari i Tij i veçantë.

Është e lehtë të mos ndihesh i çmuar. Ne shpesh i lejojmë mendimet negative për veten që të mbytin pëshpërimën plot dashuri të Perëndisë. Është e lehtë të dyshosh që Ai na do, kur përjetojmë gjëra të tilla si humbja e punës, një diagnozë kanceri, humbja e një njeriu të dashur, apo depresioni. Por përvetësojeni këtë të vërtetë: ju jeni thesari i veçantë i Perëndisë. Ai ju do! —Nancy Boote

Ndërsa luteni, dijeni në zemrën tuaj se ju jeni thesari i veçantë i Perëndisë.

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Ti je i dashur

Është e lehtë të besojmë në mendje se Perëndia na do, por ta besojmë dhe ta pranojmë këtë të vërtetë në zemrën tonë është më e vështirë. Në këtë seri, ne do të studiojmë dashurinë e madhe të Perëndisë për ne. Nensi Buti, një pastore e shuguruar në Kishën e Reformuar të Amerikës, jeton dhe shërben në Holland të Miçiganit.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Fjalët e Shpresës për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: fjaleteshpreses.org