Ura për tek EsteriSample

Ester 1:1-2
Në kohën e Asueros (ai Asueroja që mbretëronte nga India deri në Etiopi mbi njëqind e njëzet e shtatë krahina), në atë kohë, kur mbreti Asuero rrinte në fronin e mbretërisë së vet që ishte në kështjellën e Suzas,
Perëndia është në kontroll
Ju po filloni leximin e njërit prej librave më të mrekullueshëm të Biblës – një libër në të cilin nuk përmendet emri i Perëndisë, as edhe një herë të vetme! Nuk do të lexoni për njerëz që luten, edhe pse në disa raste ata agjërojnë. Ky libër nuk flet në një mënyrë specifike për parajsën, ferrin apo për Zotin Jezus.
Në këtë moment mbase jeni duke pyetur: Pse duhet të ishte libri i Esterit në Bibël atëherë? A nuk është Bibla një libër për Perëndinë? Shumë vite më parë, një studiues i quajtur Mathju Henri (Matthew Henry) shkroi: “Edhe pse emri i Perëndisë nuk gjendet në librin e Esterit, dora e Tij vërehet kudo. Ai po kontrollon edhe ngjarjen më të vogël, në mënyrë që populli i Tij, Izraeli, të mos asgjësohet”.
Përmes librit të Esterit Perëndia na mëson se Ai është gjithnjë në kontroll. Asgjë nuk ndodh “thjesht sepse kështu ndodhi!”. Çdo gjë në jetën dhe në botën tonë ndodh, sepse Ai e bën që të ndodhë.
Ngjarjet e jetës sonë shpesh mund të duken si pjesëza të një loje formuese të madhe dhe të vështirë. Mbase ka ndodhur që njëri nga prindërit tuaj ka ndërruar jetë në kohën kur keni qenë i vogël, dhe pyesni veten: Pse do ta lejonte këtë gjë Perëndia? Ose pyesni veten se përse keni lindur me një pengesë apo vështirësi për të mësuar. Mbase nuk e kuptoni se pse prindërit tuaj nuk e duan më njëri-tjetrin, e në vend që të jetojnë sërish bashkë, janë ndarë. Kjo gjë ju bën të ndiheni të rraskapitur dhe të pështjelluar. Të rinjtë nuk janë të vetmit që kanë pyetje të tilla. Edhe të rriturve që e duan Zotin, nganjëherë u duket e vështirë t’i kuptojnë rrugët e Perëndisë. Por pavarësisht asaj që ndodh në jetën tuaj, kujtoni atë që Perëndia po ju mëson në këtë libër të vogël të Esterit: Ai është në kontroll. Ai është në një fron shumë më të lavdishëm dhe më të rëndësishëm nga ai i mbretit Asuero. Jo vetëm që Perëndia sundon mbi mbretërit e lavdishëm, Ai gjithashtu sundon edhe mbi fëmijët e vegjël. Esteri i humbi të dy prindërit e saj kur ishte fëmijë. A ishte Perëndia në kontroll edhe mbi këtë gjë? Sigurisht që po!
Perëndia nuk pret që ne të kuptojmë çdo gjë që bën Ai. Por, në vend të kësaj, Ai na nxit t’i besojmë Atij – edhe kur ndodhin gjëra që na lëndojnë, që janë pështjelluese ose që nuk kanë kuptim. Perëndia nuk është vetëm i plotfuqishëm; Ai është edhe i dashur dhe i mirë! Ai e di se cilat janë nevojat tona, si edhe, se çfarë humbjeje mund të përdoret për mirë në jetën tonë. Nganjëherë Ai lejon telashe në jetët tona, në mënyrë që të fitojë vëmendjen tonë dhe të na afrojë te Vetja.
Prandaj, lutuni ndërkohë që po e studioni këtë libër. Kërkojini Zotit t’ju japë hir për t’i besuar gjithmonë. Nuk është gabim t’i thoni Perëndisë që tani po vuani, që jeni të pështjelluar ose të frikësuar. Ju mund t’i rrëfeni që ju duket e vështirë t’i besoni. Kërkojini Atij t’ju mësojë ta njihni dhe t’i besoni, ndërsa përballeni me detyra të vështira ose kaloni përmes rrethanave të vështira në jetën tuaj.
Scripture
About this Plan

Në librin Ura për tek “Esteri”, duam që libri biblik i Esterit të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli është përpjekur autori ta sjellë mesazhin e këtij libri sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.
More
Related Plans

Pray for Japan

A Child's Guide To: Being Followers of Jesus

Thrive: Discovering Joy in the Trenches of Military Life

The Only Way Forward Is Back by Jackson TerKeurst

Permission Granted

From Seed to Success: A 14-Day Journey of Faith, Growth & Fruit

1 + 2 Peter | Reading Plan + Study Questions

After the Cross

1 + 2 Thessalonians | Reading Plan + Study Questions
