Ura për tek EsteriSample

Ester 1:13-18
Atëherë mbreti pyeti dijetarët që njihnin kohërat (kjo ishte në fakt mënyra e veprimit të mbretit me gjithë ata që njihnin ligjin dhe drejtësinë;
më të afërt për të ishin Karshena, Shethari, Admatha, Tarshishi, Meresi, Marsena dhe Memukani, shtatë princa të Persisë dhe të Medisë, që pranoheshin të rrinin para mbretit dhe zinin postet e para në mbretëri):
«Sipas ligjit, çfarë duhet t’i bëhet mbretëreshës Vashti, që nuk zbatoi urdhrin e mbretit Asuero që iu transmetua me anë të eunukëve?».
Memukani u përgjigj para mbretit dhe princave: «Mbretëresha Vashti nuk ka vepruar drejt vetëm ndaj mbretit, por edhe ndaj gjithë princave dhe tërë popujve që janë në të gjitha krahinat e mbretit Asuero.
Sjellja e mbretëreshës do të merret vesh nga të gjitha gratë që do të nxiten të përçmojnë burrat e tyre dhe të thonë: “Mbreti Asuero kishte urdhëruar që të sillnin para tij mbretëreshën Vashti, por ajo nuk i vajti”.
Madje që sot princeshat e Persisë dhe të Medisë, që e kanë marrë vesh sjelljen e mbretëreshës, do t’u flasin gjithë princave të mbretit dhe nga kjo do të lindë shumë përçmim dhe zemërim.
Kush ishte shembulli i keq?
Bazuar në atë që thanë këshilltarët e Asueros, dukej sikur Vashti ishte një ndër njerëzit më të ligj në mbarë Persinë! Ata kishin frikë që gratë e tjera mund të ndiqnin shembullin e saj “të keq”! Por a bëri gabim Vashti? A duhet t’i ishte bindur burrit të saj?
Perëndia e urdhëron gruan të jetë e nënshtruar ndaj burrit të saj. Burrit i është dhënë detyra të jetë drejtuesi dhe ai duhet të nderohet në atë pozitë. Por kur burri i kërkon gruas së tij të bëjë diçka që Perëndia e ndalon, ajo mund të mos i bindet! Pikërisht këtë bëri Vashti. Pra, në kundërshtim me atë që thanë këshilltarët, ajo nuk ishte një shembull i keq. E vërteta është që vetë mbreti ishte një shembull i keq. Ai nuk veproi ashtu siç duhet të vepronte një burrë i respektuar.
Nëse jeni një djalë i ri, një ditë ju mund të bëheni një bashkëshort. Do t’ju jepet detyra të drejtoni gruan me dashuri. Pritet që ju ta mbroni atë dhe të kujdeseni për të sikur kujdeseni për trupin tuaj. Një bashkëshort në fakt është një “mbajtës posti”. Posti ose detyra e tij është që të kujdeset për gruan e vet në emër të Perëndisë. Djema, filloni të luteni që tani, që një ditë të mund të jeni burra të perëndishëm.
“Burri” më i mirë është Zoti Jezu Krisht. Ai sundon dhe drejton, por Ai gjithashtu i shërben Nuses së Tij – Kishës. Ai e donte Nusen e Tij kaq shumë, saqë me vullnet të plotë vdiq për të. Me anë të Fjalës dhe Frymës së Tij, Ai punon çdo ditë, që ta bëjë Nusen e Tij më të bukur në zemrën dhe jetën e saj. Ai e di që Nusja e Tij (besimtarët) nuk janë të përsosur, por Ai do t’i bëjë të panjollë përmes dashurisë dhe fuqisë së Tij.
Scripture
About this Plan

Në librin Ura për tek “Esteri”, duam që libri biblik i Esterit të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli është përpjekur autori ta sjellë mesazhin e këtij libri sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.
More
Related Plans

Boundaries: A Biblical Perspective

Holy Spirit - Breath of God

From Empty to Overflow: Simple, Science-Based Strategies for Those Who Serve

Cherished & Chosen: A 7-Day Challenge for Single Women

Unboxed: Built on Purpose

Dear Black Woman, You Are Not Alone in Your Grief

Journey Through 1 & 2 Peter and Jude

Relentless Love: Reflections on the Book of Jonah

Love at Work
