Ura për tek EsteriSample

Ester 1:3-4
Në vitin e tretë të mbretërimit të tij shtroi një banket për të gjithë princat dhe shërbëtorët e tij; komandantët e ushtrisë së Persisë dhe të Medisë, fisnikët dhe princat e krahinave u mblodhën para tij.
Atëherë ai tregoi pasuritë dhe lavdinë e mbretërisë së tij, madhështinë dhe epërsinë e saj për shumë ditë, njëqind e tetëdhjetë ditë.
Një mbret i trishtuar
Në mënyrë që të organizonte një luftë me Greqinë që ishte larg nga perandoria e tij, mbreti Aseuro thirri njerëzit e rëndësishëm nga e gjithë perandoria e tij e madhe për t’u takuar së bashku në kryeqytet. Sot këtë do ta quanim “samit”. Kjo mbledhje zgjati rreth një gjysmë viti, për shkak të gjërave të shumta që duhet të planifikoheshin. Grekët ishin shumë të fuqishëm dhe ky do të ishte një pushtim i rrezikshëm. Por mbreti Aseuro kishte një plan të guximshëm, dhe ushtria e tij ishte e madhe – përbëhej nga dy milionë ushtarë! Në mënyrë që të fitonte mbështetjen e fisnikëve dhe princave, ai prezantoi një shfaqje të mrekullueshme të pushtetit të tij, të pasurisë dhe luksit, gjatë takimeve prej një gjysmë viti.
Dhe çfarë pushteti dhe madhështie kishte ky mbret i pasur! Perandoria e tij ishte e madhe: shërbëtorët e rrethonin dhe i plotësonin çdo nevojë dhe dëshirë; pasuria e tij nuk njihte kufi – çfarëdo që dëshironte, ai mund ta merrte. Më vonë do të lexojmë për pallatin e bukur dhe luksoz në të cilin jetonte. Jo vetëm që kishte pasuri, por kishte edhe pushtet. Në fakt, ai kishte kaq shumë kontroll, saqë nëse kishte armiq apo kur dikush nuk i pëlqente, ai i largonte ose i vriste. A mendoni që ishte i lumtur mbreti Aseuro me gjithë atë pushtet dhe pasuri që kishte? Jo! Ai nuk ishte i kënaqur me perandorinë gjigante që tashmë kishte, por dëshironte që të pushtonte edhe grekët. Nëse do të mund ta bënte këtë, a mendoni që atëherë do të ishte i kënaqur? Keni të drejtë nëse mendoni që nuk do të ishte i kënaqur.
Çfarë e bënte këtë mbret kaq të palumtur? Ai ishte grykës dhe ziliqar. Ai mendonte vetëm për veten e tij. Ai mendonte që njerëzit do ta admironin edhe më shumë, nëse do të mund t’i mposhtte edhe grekët! Fatkeqësisht, edhe pse ishte mbret, në fakt, ai ishte një skllav. Ai sundohej nga zemra e tij egoiste dhe ziliqare.
A e kuptoni sa të ngjashëm jemi ne të gjithë me mbretin Aseuro? Kur i dërgoi burrat në luftë, ai nuk u shqetësua për ato nëna dhe fëmijë që do të qanin për burrat dhe etërit, të cilët nuk do të ktheheshin më kurrë në shtëpi. Por mendoni për veten tuaj: A shqetësoheni vërtet kur lëndoni dikë me veprimet apo me komentet tuaja? Sa e lehtë është të shpërfillim një shok klase, ose ta përqeshim mizorisht kur ai bën një gabim! Ne mund të shqetësohemi shumë në lidhje me atë që mendojnë njerëzit për ne; por a prekemi po aq lehtë, kur dikush tregon disa fakte jo të këndshme për një person tjetër? A u themi të ndalojnë së foluri për të tjerët?
A dëshironi të jeni të lumtur? Atëherë ju duhet të njihni Mbretin e vërtetë – Zotin Jezu Krisht! Pasuritë e lavdishme që Ai ka në qiej janë pafundësisht më të larta nga ato që zotëronte mbreti Aseuro. Por gjëja më e mrekullueshme ishte që, ndërsa Zoti Jezus erdhi në këtë tokë, Ai nuk dukej si mbret. Jo, Ai e la mënjanë lavdinë e Tij, mori një natyrë njerëzore dhe erdhi që të bëhej një shërbëtor, në mënyrë që të mund të shpëtonte mëkatarët. Ai nuk mblodhi njerëz dhe nuk organizoi takime për t’i luftuar armiqtë e tij tokësorë, por luftoi dhe fitoi luftën shpirtërore kundër mëkatit dhe Satanit. Kur Ai të jetë në “fronin” e zemrës sate, Ai do ta mposhtë mëkatin tënd dhe ti do të jesh vërtet i lumtur.
Scripture
About this Plan

Në librin Ura për tek “Esteri”, duam që libri biblik i Esterit të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli është përpjekur autori ta sjellë mesazhin e këtij libri sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.
More
Related Plans

A Child's Guide To: Becoming Like Jesus Through the New Testament

Holy Holy (Always Be)

I Almost Committed Adultery!

For the Joy: Reignite Your Desire to Serve Like Jesus

Two-Year Chronological Bible Reading Plan (First Year-May)

Peace in a World of Chaos

What Makes You Beautiful: A 7 Day Devotional

Stillness in the Chaos: A 5-Day Devotional for Busy Moms

Judge Not: Moving From Condemnation to Mercy
