Ura për tek EsteriSample

Ester 1:10-11
Ditën e shtatë, kur zemra e mbretit ishte e gëzuar për shkak të verës, ai urdhëroi Mehumanin, Bizthan, Harbonan, Bigthan, Abagthan, Zetharin dhe Karkasin, të shtatë eunukët që shërbenin në prani të mbretit Asuero,
të sillnin para mbretit mbretëreshën Vashti me kurorën mbretërore, për t’i treguar popullit dhe princave bukurinë e saj; në të vërtetë ajo kishte një pamje të hijshme.
Dehja
Në ditët e sotme jetojmë në një botë të marrë. Shumë njerëz mendojnë që është kënaqësi të konsumojnë alkool dhe të dehen! Por nëse mendojmë pak për këtë gjë, mund të kuptojmë që kjo është një gënjeshtër e madhe. A është argëtuese kur shoferët e dehur shkaktojnë aksidente, deri edhe vrasjen e të tjerëve në rrugë? Shumë njerëz marrin vendime të pamenda kur janë të dehur dhe vuajnë pasoja jetëgjata dhe të trishtueshme. Asnjëherë mos e besoni që dehja është kënaqësi! Asuero është një shembull se si konsumimi i verës të shtyn të bësh mëkat.
A e mbani mend që në vargun 4 lexuam se mbreti Asuero bëri një festë të madhe për t’u mburrur me lavdinë e mbretërisë së tij? Duke mos qenë i kënaqur me këtë, ai vendosi që të mburrej edhe me gruan e tij të bukur, mbretëreshën Vashti. Ai dëshironte t’u bënte përshtypje atyre mijëra burrave që ishin të ftuar dhe të shihte se si do ta kishin zili për gruan e bukur që kishte. Etja e tij për nderim dhe admirim e shtynte të ishte i gatshëm të bënte çdo gjë, me kusht që të ishte i pari, “Numri 1”. Sidoqoftë, ndërsa lexojmë pasazhin tjetër, këto mëkate sollën pasoja të dhimbshme dhe humbje të mëdha në jetën e tij; veprimet e tij në dehje i shkaktuan vetëm pikëllim.
Me siguri që të gjithë e njohim etjen për admirimin e të tjerëve! Mbase ndonjëherë nuk shqetësoheni që tregoni mungesë respekti ndaj mësuesve tuaj – për aq kohë sa miqtë tuaj të mendojnë që jeni të lezetshëm dhe të guximshëm. Mos vallë ka të bëjë me atë që dëshironi të jeni më të mirët në një fushë të caktuar: muzikë, futboll, art …? Plotësojeni vetë! Por mbani mend, secilën herë që ju “pini një kupë nga lavdia” e suksesit, do të keni etje për shumë të tjera.
Le të shohim edhe një mësim tjetër nga jeta e mbretit Asuero: pirja e tepërt e verës apo alkoolit shpesh çon në marrëzi. Sërish e sërish, njerëzit që janë të dehur i thyejnë premtimet ndaj burrave apo grave të tyre; shumë godasin në mënyrë të dhunshme dhe abuzojnë me njerëzit më të dashur që kanë; të tjerë shpenzojnë paratë, duke bërë që familjet e tyre të vuajnë. Prandaj, edhe Perëndia, me dashuri na paralajmëron në shumë vende në Bibël për rrezikun e alkoolit.
Ndonjë ditë ju mund të përballeni me situatën ku miqtë tuaj të dashur, ndërsa janë duke pirë alkool, mund t’ju bëjnë presion që t’u bashkoheni, duke thënë: “Pi, nuk do të të vrasë, të gjithë po pinë”. Çfarë do të bëni në atë çast? Së pari, duhet që të largoheni nga ata që po ju vënë në presion. Ata nuk janë miq të mirë; askush nuk duhet ta vërë në presion tjetrin që të pijë, qoftë edhe një gotë. Mos qëndroni aty! Së dyti, kujtoni këtë mbret, sikurse edhe të tjerët në Bibël, ata shkaktuan turp dhe mjerim të madh në jetën e tyre duke pirë shumë alkool. A mendoni që Asuero e kujtoi këtë ditë të dehjes së tij me kënaqësi?
Në vend që të deheni me verë, ju duhet të kërkoni të mbusheni me Frymën (Ef. 5:18). Të jemi të mbushur me Frymën do të thotë të kemi fjalët, mendimet, urtësinë, pastërtinë dhe bukurinë e Frymës së Shenjtë në zemrat tona. Ky Frymë gjendet në lexim, meditim dhe bindje ndaj Fjalës së Zotit.
Scripture
About this Plan

Në librin Ura për tek “Esteri”, duam që libri biblik i Esterit të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli është përpjekur autori ta sjellë mesazhin e këtij libri sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.
More
Related Plans

A Child's Guide To: Becoming Like Jesus Through the New Testament

Holy Holy (Always Be)

I Almost Committed Adultery!

For the Joy: Reignite Your Desire to Serve Like Jesus

Two-Year Chronological Bible Reading Plan (First Year-May)

Peace in a World of Chaos

What Makes You Beautiful: A 7 Day Devotional

Stillness in the Chaos: A 5-Day Devotional for Busy Moms

Judge Not: Moving From Condemnation to Mercy
