Ura për tek EsteriSample

Ester 1:5-9
Pasi kaluan këto ditë, mbreti shtroi një banket tjetër prej shtatë ditësh, në oborrin e kopshtit të pallatit mbretëror, për tërë popullin që ndodhej në kështjellën e Suzas, nga më i madhi deri te më i vogli.
Kishte çadra të bardha dhe ngjyrë vjollce, që vareshin me kordonë të kuq flakë në unaza prej argjendi dhe në shtylla prej mermeri. Kishte divanë prej ari dhe prej argjendi mbi një dysheme prej mermeri të kuq dhe të bardhë, prej sedefi dhe alabastri.
Jepej për të pirë në enë ari, njëra e ndryshme nga tjetra, dhe kishte verë mbretërore me shumicë për hir të bujarisë së mbretit.
Në bazë të ligjit, askush nuk ishte i detyruar të pinte; në fakt mbreti kishte urdhëruar tërë funksionarët e shtëpisë së tij t’i shërbenin secilit atë që dëshironte.
Edhe mbretëresha Vashti shtroi një banket për gratë në pallatin e mbretit Asuero.
Një festë egoiste
Mbreti pers ishte i dhënë pas festës; ai dëshironte të mburrej me pasuritë dhe lavdinë e tij. Përveç kësaj, të gjithë këta drejtues do të ktheheshin në vendet e tyre të gatshëm për të vënë në zbatim hollësitë e planit të tij të luftës, dhe mbreti Asuero sigurisht që dëshironte të linte një përshtypje të mirë tek ata. Mbase ai duhej të vërtetonte që ishte mjaft i pasur për t’i paguar të gjitha ato gjëra që u kishte premtuar për punët e tyre.
Edhe pse nuk ka asgjë të gabuar të festosh ditë dhe ngjarje të rëndësishme (siç janë ditëlindjet), kjo festë e tejkaloi masën. Mendoni se sa shtrenjtë duhet të ketë kushtuar! Kush mendoni që pagoi për këtë festë ekstravagante? Njerëzit në perandorinë e mbretit, shumë prej të cilëve mund të kenë qenë të varfër, taksoheshin për të paguar shpenzimet e mbretit. Por kjo gjë nuk e shqetësonte fare mbretin. Dukej haptazi që mbreti nuk mendonte për shtetasit e tij, por ishte i shqetësuar vetëm për rehatinë, nderin dhe lavdinë e tij. Ai mund të jetonte shumë i lumtur, pa u shqetësuar aspak, ndërsa të tjerët vuanin për të.
Egoizmi i mbretit Aseuro jeton brenda secilit prej nesh. Sa pak shqetësohemi që të tjerët vuajnë, ndërsa ne shijojmë kënaqësitë dhe rehatitë tona! Vendet tona shpenzojnë miliona dollarë për të mirëpritur ngjarje sportive mbarëbotërore, ndërsa qindra njerëz vdesin çdo ditë, sepse nuk kanë ushqim të mjaftueshëm ose nuk kanë ujë të pastër. Njerëzit paguajnë qindra dhe mijëra dollarë, thjesht për t’u kënaqur, ndërsa miliona skllavërohen në punë për pak para ose edhe pa pagesē fare. A është e drejtë kjo gjë? A na i dha Perëndia pasuritë tona që të përdoren në mënyrë të pakujdesshme apo në mënyrë egoiste?
Sa i ndryshëm është Mbreti madhështor i qiellit dhe tokës! Zoti Jezus ishte i gatshëm që të hiqte dorë nga froni i Tij, që të kryqëzohej në një kryq! Ai shërbeu dhe vuajti për të tjerët me gëzim!
Scripture
About this Plan

Në librin Ura për tek “Esteri”, duam që libri biblik i Esterit të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli është përpjekur autori ta sjellë mesazhin e këtij libri sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.
More
Related Plans

A Child's Guide To: Becoming Like Jesus Through the New Testament

Holy Holy (Always Be)

I Almost Committed Adultery!

For the Joy: Reignite Your Desire to Serve Like Jesus

Two-Year Chronological Bible Reading Plan (First Year-May)

Peace in a World of Chaos

What Makes You Beautiful: A 7 Day Devotional

Stillness in the Chaos: A 5-Day Devotional for Busy Moms

Judge Not: Moving From Condemnation to Mercy
