Ura për tek EsteriSample

Ester 1:12
Por mbretëresha Vashti nuk pranoi të vinte sipas urdhrit të mbretit që iu njoftua me anë të eunukëve; mbreti u pezmatua shumë dhe zemërimi u ndez përbrenda tij.
Bukuria e vërtetë e një gruaje
Pa dyshim që Vashti ishte një grua e bukur – nuk ka asgjë të keqe në këtë. Vetë Perëndia krijoi zogj shumëngjyrësh që fluturojnë në fushat me lule të egra, drenushën e hijshme me këlyshin e saj me sy të butë – dhe krijesën më të veçantë për Të – njeriun, njerëzit e çdo race dhe kulture. E gjithë natyra e bukur e Perëndisë na është dhënë që ta shijojmë, por në mençurinë e Tij Ai ka vendosur kufij ndaj njerëzve. Perëndia i kishte dhënë mbretit Asuero një grua të bukur; por trupi i saj ishte vetëm për të. Ai e kishte gabim që dëshironte të shpaloste bukurinë e gruas së vet para mysafirëve të tij.
Kur Perëndia krijoi Adamin dhe Evën, ata ishin të përsosur. Në gjendjen e tyre të pamëkat, ata ecën në Kopshtin e Edenit pa rroba. Por pasi mëkatuan, ata u ndien të turpëruar nga lakuriqësia e tyre dhe me shpejtësi qepën gjethe fiku e bënë breza për t’u mbuluar. Më vonë Perëndia bëri rroba për ta. Pse duhej ta bënte këtë gjë? Perëndia e dinte që pamja e bukurisë së trupave lakuriq do të nxiste mendime të papastra në zemrat e njerëzve mëkatarë. Bibla këtë e quan “lakmi”. Për të mirën tonë, tani Perëndia na ndalon që të shohim burra dhe gra lakuriq, përveçse brenda martesës. Ndërsa do të rriteni, do ta kuptoni që kjo gjë është më e mira.
A ju ndihmon kjo gjë që të kuptoni se pse Vashti refuzoi të paraqitej te festa e Asueros? Burri i saj shfaqi mungesë të theksuar respekti ndaj saj si gruaja e tij. Ai duhet ta kishte mbrojtur nderin e saj dhe jo ta përdorte pushtetin e tij për të kënaqur vetveten. Nga ana tjetër, nëse një grua ia shfaq bukurinë e saj në intimitet kujtdo tjetër përveç burrit të saj, edhe ky është një gabim i rëndë. Prandaj, Vashti kishte të drejtë ta refuzonte urdhrin e burrit të saj.
Bukuria më e madhe e një gruaje nuk është trupi i saj. Bukuria e vërtetë është personi i brendshëm në zemrën e saj. Perëndia e vlerëson bukurinë e një fryme të butë dhe të qetë (1 Pje. 3:4). Një vajzë apo grua me një frymë të qetë nuk kërkon të tërheqë vëmendje. Ajo është e gatshme t’u shërbejë prindërve të saj dhe të tjerëve që kanë nevojë për kujdes; dhe më vonë, nëse martohet, burrit dhe fëmijëve të saj. Sot ka shumë njerëz të famshëm, madje edhe të adhuruar nga turmat në media. Asnjëherë mos mendoni që këta yje të shndritshëm filmash dhe këto modele për shumë njerëz, e kalojnë provën e “bukurisë” para Perëndisë. Ata mund të kenë një trup të bukur, por u mungon një frymë e butë, e qetë; një frymë shërbyese e zemrës, e cila ka një vlerë të madhe në sytë e Perëndisë.
E njëjta gjë është e vërtetë për burrat. Madhështia e tyre nuk qëndron në muskujt, bukurinë apo në makinat e tyre të shpejta e të shtrenjta. Madhështia e vërtetë gjendet në zemrën e tyre. Një djalë apo burrë me një frymë shërbyese e përdor fuqinë e tij për t’i mbrojtur më të dobëtit. Shumë burra e keqpërdorin fuqinë që kanë dhe i përdorin të tjerët për kënaqësinë e tyre. Kjo është shumë ndryshe nga Ai, Burri më madhështor që eci mbi këtë tokë: Zoti Jezu Krisht. Ai e përdori fuqinë e Tij për të ndihmuar, për të shërbyer, për të shëruar, për të kërkuar të humburit dhe për t’i shpëtuar mëkatarët. Ai nuk e përdori kurrë pushtetin apo pozitën e Tij që të kënaqte Vetveten. Kërkoni hirin e Tij, që t’ju bëjë më shumë si Ai.
Scripture
About this Plan

Në librin Ura për tek “Esteri”, duam që libri biblik i Esterit të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli është përpjekur autori ta sjellë mesazhin e këtij libri sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.
More
Related Plans

A Child's Guide To: Becoming Like Jesus Through the New Testament

Holy Holy (Always Be)

I Almost Committed Adultery!

For the Joy: Reignite Your Desire to Serve Like Jesus

Two-Year Chronological Bible Reading Plan (First Year-May)

Peace in a World of Chaos

What Makes You Beautiful: A 7 Day Devotional

Stillness in the Chaos: A 5-Day Devotional for Busy Moms

Judge Not: Moving From Condemnation to Mercy
