YouVersion Logo
Search Icon

Ura për tek EsteriSample

Ura për tek Esteri

DAY 7 OF 57

Ester 1:19-22

Në qoftë se mbretit i duket me vend, le të nxjerrë ai një urdhëresë mbretërore, që të përfshihet në ligjet e Persisë dhe të Medisë dhe të jetë e parevokueshme, në bazë të së cilës Vashti të mos dalë më në prani të mbretit Asuero; mbreti t’i japë pastaj pozitën e saj mbretërore një tjetre më të mirë se ajo.

Kur urdhëresa e nxjerrë nga mbreti të njoftohet në tërë mbretërinë e vet, që është e gjerë, tërë gratë do të nderojnë bashkëshortët e tyre, nga më i madhi deri te më i vogli».

Ky propozim i pëlqeu mbretit dhe princave, dhe mbreti bëri ashtu si kishte thënë Memukani;

dërgoi letra në të gjitha krahinat e mbretërisë, çdo krahine sipas shkrimit të vet dhe çdo populli sipas gjuhës së vet, në mënyrë që çdo burrë të ishte zot në shtëpinë e vet dhe të fliste gjuhën e popullit të vet.

Bindje e detyruar

Një ligj i ri u shkrua: Vashti nuk do të lejohej të ishte më mbretëreshë. Pasojat serioze të mosbindjes së saj duhej të bënin që çdo grua të matej mirë përpara se të zgjidhte të mos i bindej burrit të saj.

T’i bindeni dikujt që ka autoritet mbi ju është gjëja e duhur. Perëndia i urdhëron fëmijët t’u binden prindërve dhe mësuesve të tyre. Një grua është e urdhëruar t’i bindet burrit të saj. Si qytetarë të vendit tonë duhet t’u bindemi ligjeve të kombit dhe të tregojmë nderim ndaj drejtuesve tanë. Por Perëndia nuk është si Asuero, që kërkon bindje të detyruar. Ai na thërret që t’ia japim Atij zemrat tona, t’i bindemi me gatishmëri dhe gëzim. A u bindeni ligjeve të Perëndisë për shkak se nuk doni të shkoni në ferr apo sepse doni t’u shmangeni telasheve? Mbase bindeni sepse dëshironi të shkoni në parajsë. Kjo është bindja e një skllavi që nuk dëshiron të rrihet apo të humbasë vaktin e tij në fund të ditës. Ky është lloji i bindjes që gratë persiane duhej t’u jepnin burrave të tyre. Martesat e tyre do të ishin si “konsumimi i një vakti të ftohtë”!

Mendoni për arsyen e vërtetë se përse duhet t’i bindemi Perëndisë dhe atyre që Perëndia ka vendosur mbi ne. Ia vlen t’i bindemi Perëndisë, sepse Ai është Mbreti. Ne tregojmë nderim për madhështinë dhe dashurinë e Tij, për Të, kur u bindemi urdhërimeve të Tij. Ju në fakt, po i bindeni Perëndisë kur u bindeni prindërve, mësuesve dhe qeverisë, sepse Perëndia është Ai që u ka dhënë atyre autoritet.

Një bindje e tillë me gatishmëri ka edhe një shpërblim të ëmbël! Do të ketë gëzim dhe paqe në marrëdhënien tonë me Perëndinë dhe me të tjerët. Do të sjellë buzëqeshje në vend të trishtimit; e kujt nuk i pëlqejnë buzëqeshjet?

Day 6Day 8

About this Plan

Ura për tek Esteri

Në librin Ura për tek “Esteri”, duam që libri biblik i Esterit të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli është përpjekur autori ta sjellë mesazhin e këtij libri sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.

More