Ura për tek EsteriSample

Ester 2:1
Pas këtyre ngjarjeve, kur zemërimi i mbretit Asuero u qetësua, atij iu kujtua Vashti, atë që kishte bërë ajo dhe çfarë kishte vendosur lidhur me të.
Një mbret i vetmuar
Kur mbreti Asuero u kthye më në fund në shtëpi, ajo nuk i dukej si shtëpia e tij. Sigurisht, shërbëtorët e tij besnikë e rrethonin, pa dyshim edhe shumë njerëz e lajkatonin, në mënyrë që të kishin favorin e tij. Por ata nuk ishin miq të vërtetë! Ai kishte nevojë për dikë që do ta dëgjonte, për dikë që shqetësohej vërtet për të. Ah, sikur të mos e kishte larguar gruan e tij, Vashtin! Mbase tani ai kujtonte se si ajo e dëgjonte dhe e ngushëllonte.
Mbase mund ta kuptoni se si u ndje mbreti Asuero, nëse pas një dite të zënë në shkollë apo punë, vini në shtëpi dhe nuk është askush aty për t’ju përshëndetur ose për të kaluar kohë me ju. Më parë u jepja mësim një grupi fëmijësh që quheshin “fëmijët me çelës në qafë”. Ata e mbanin çelësin e shtëpisë të varur rreth qafës, sepse prindërit e tyre ishin akoma në punë kur ata ktheheshin në shtëpi, dhe atyre u duhej të futeshin në një shtëpi të zbrazët, të mbyllur. Por mbase ju nuk e keni përjetuar kurrë më parë këtë gjë, sepse njëri nga prindërit tuaj është gjithmonë aty, i gatshëm për t’ju përshëndetur me një përqafim, dhe mbase edhe me një pije apo diçka të shpejtë për të ngrënë. Nëse keni një pritje të tillë në shtëpi çdo ditë, sigurohuni që ta falënderoni Zotin për këtë gjë.
Perëndia ju dha prindërit, që të mos jeni të vetmuar. Ju duhet t’i ndani barrët tuaja me ta. Mbase në shkollë kanë ndodhur gjëra që ju kanë lënduar. Shpesh njerëzit mund të lëndojnë njëri-tjetrin me fjalë të liga dhe të ndyra, me shikime të liga apo lojëra të papastra që bëjnë, ose me sjellje snobizmi të tipit “nuk mund të luash me ne!”. Gjëra të tilla mund t’ju lëndojnë më shumë se një gju i gërvishtur që kullon gjak. Duhet të flisni me prindërit për lëndimet tuaja. Ata mund të mos e ndryshojnë dot situatën, por së paku do të përpiqen t’ju ndihmojnë. Thjesht ideja që ata e dinë se me çfarë po përballeni, do t’ju ndihmojë.
Mendoni sërish për mbretin Asuero, i ulur në pallatin e tij, me shërbëtorët që vraponin rreth tij, duke bërë çdo gjë për të. Çdo ditë ai hante ushqimet e shijshme që kuzhinierët më të mirë përgatisnin për të. Por ishte diçka tjetër që ai “po e përjetonte”, të cilën nuk e dëshironte! Çdo ditë ai ndiente në zemër agoninë e vetmisë apo të fajit, kur kujtonte se si e kishte keqpërdorur mbretëreshën Vashti; po shijonte frytin e hidhur të mëkatit. Sikur ta kishte kuptuar më parë se sa të vështirë do ta kishte!
Le të mësojmë nga marrëzia e Asueros. Kur duhet të merrni një vendim, pyeteni veten: “Nëse e bëj këtë gjë, cilat do të jenë pasojat e tij pas pesë apo dhjetë vitesh?”. Nëse nuk e dini përgjigjen, kërkoni këshillë nga prindërit ose drejtuesit e perëndishëm në kishën apo shkollën tuaj. Por mbi të gjitha, pyeteni Perëndinë në lutje. Mbreti Asuero nuk e bëri kurrë këtë gjë.
Scripture
About this Plan

Në librin Ura për tek “Esteri”, duam që libri biblik i Esterit të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli është përpjekur autori ta sjellë mesazhin e këtij libri sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.
More
Related Plans

Boundaries: A Biblical Perspective

Holy Spirit - Breath of God

From Empty to Overflow: Simple, Science-Based Strategies for Those Who Serve

Cherished & Chosen: A 7-Day Challenge for Single Women

Unboxed: Built on Purpose

Dear Black Woman, You Are Not Alone in Your Grief

Journey Through 1 & 2 Peter and Jude

Relentless Love: Reflections on the Book of Jonah

Love at Work
