Ura për tek EsteriSample

Ester 2:2-4
Atëherë shërbëtorët e mbretit që ishin në shërbim të tij i thanë: «Të kërkohen për mbretin vajza të virgjra dhe të hijshme;
mbreti le të caktojë në tërë krahinat e mbretërisë së tij komisarë, të cilët të mbledhin tërë vajzat e virgjra e të hijshme në qytetin e Suzas, në shtëpinë e grave nën mbikëqyrjen e Hegait, eunukut të mbretit dhe rojtar i grave, që do t’u japë atyre melhemet për dëlirje.
Vajza që do t’i pëlqejë mbretit u bëftë mbretëreshë në vend të Vashtit». Ky propozim u pëlqye nga mbreti dhe kështu u veprua.
Bukuria përtej lëkurës
Mbreti mendoi që shërbëtorët e tij i kishin sugjeruar një plan të mrekullueshëm për t’i gjetur një mbretëreshë të re. A ishte në të vërtetë këshilla e tyre aq e urtë? A mendoni që kjo është mënyra më e mirë për të zgjedhur një grua?
Një ditë do të blini një makinë. Mbase e dini tashmë çfarë ngjyre dhe cilin model shpresoni të blini. Le të themi që e gjeni atë, pikërisht atë që kërkonit – e lyer aq bukur, me goma sportive, pa as edhe një gërvishtje apo shenjë. I vetmi problem është që nuk ka motor, nuk ka frena, dhe as timon. A do ta blinit, edhe pse është shumë tërheqëse? “Patjetër që jo,” do thoshit. “Çfarë rëndësie ka një makinë që duket shumë e bukur, por që nuk ecën?”
Fatkeqësisht, mbreti Asuero ishte duke përdorur saktësisht këtë metodë për të zgjedhur gruan e tij të re. Ashtu si lyerja me bojë shkëlqyese e një makine nga jashtë, ai mendonte se gjëja më e rëndësishme ishte se si do të dukej nusja nga paraqitja e jashtme. Ai dëshironte që ajo të kishte tipare të bukura në fytyrë, lëkurë të butë, flokët me ngjyrën dhe stilin e duhur, një strukturë të bukur – me trup të rregullt, thonj të bukur, dhëmbë të drejtë e të shndritshëm!
Këtu ndeshemi sërish me një gabim të madh në mënyrën e të menduarit të mbretit dhe njerëzve të tij të urtë. Bukuria e vërtetë e një personi nuk është asnjëherë në lëkurën e tij/saj. Lëkura është si letra mbështjellëse. Ajo mund të jetë shumë e bukur, e shndritshme, por mund të ketë mbështjellë një kockë qeni! Por ju mund të mbështillni edhe një varëse të artë ose një orë të shtrenjtë si me një gazetë, ashtu edhe me një qese nga më të rëndomtat! Mbështjellja është tërësisht e parëndësishme dhe përfundon në plehra. Ajo që është brenda, ajo vlen!
Mbreti i qiellit dhe i tokës kërkon zemrën tuaj. Ai i di mendimet, motivet tuaja dhe atë që është e rëndësishme për ju. A e dini se çfarë konsideron me vlerë Perëndia? Lexoni 1 Pjetri 3:4, “Por njeriu i fshehur i zemrës, stolisur (zbukuruar) me paprishjen e frymës së butë dhe të qetë, i cili është shumë i çmuar përpara Perëndisë”. Një person i butë nuk kërkon vëmendje për vetveten, por dëshiron, shërben, jep dhe kërkon atë që është më e mira për të tjerët. Zoti thotë që bukuria e vërtetë është në qëndrimin e zemrës suaj.
Një personi që ka këtë qëndrim mund t’i besohet gjithashtu që të jetë një mik i vërtetë dhe shoqëruesi më i mirë për jetën. Si mund të gjeni një mik të vërtetë, ose më vonë në jetë, dikë me të cilin mund të martoheni? Jo duke shikuar “mbështjelljen” e personit (rrobat apo lëkurën), por duke parë veprimet dhe zgjedhjet e tyre. A është i rëndësishëm Perëndia për ta? Kush janë miqtë e tyre? Si i trajtojnë babanë dhe nënën, vëllezërit dhe motrat e tyre? A po përpiqen t’u bëjnë përshtypje të tjerëve me aftësitë apo bukurinë e tyre, apo janë të përqendruar për t’i ndihmuar të tjerët?
Dhe më e rëndësishmja është të shqyrtoni brenda vetes. A është bukuria juaj vetëm në pamjen e jashtme? Zoti thotë: “... sepse ZOTI nuk shikon si shikon njeriu: njeriu shikon pamjen, kurse ZOTI shikon zemrën” (1 Sam. 16:7).
Scripture
About this Plan

Në librin Ura për tek “Esteri”, duam që libri biblik i Esterit të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli është përpjekur autori ta sjellë mesazhin e këtij libri sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.
More
Related Plans

Boundaries: A Biblical Perspective

Holy Spirit - Breath of God

From Empty to Overflow: Simple, Science-Based Strategies for Those Who Serve

Cherished & Chosen: A 7-Day Challenge for Single Women

Unboxed: Built on Purpose

Dear Black Woman, You Are Not Alone in Your Grief

Journey Through 1 & 2 Peter and Jude

Relentless Love: Reflections on the Book of Jonah

Love at Work
