Mendime MëngjesiShembull

8 Janar
I Cili e dha Veten për ne, për të na shpenguar nga çdo paudhësi dhe për të pastruar për Vete një popull të veçantë, të zellshëm në vepra të mira.
Titi 2:14
Nuk ka fitore mbi mëkatin që banon brenda nesh dhe nuk ka falje për fajin e mëkatit përveçse kur shpirti kapet pas gjakut të Krishtit. Synimi i madh i vdekjes së Zotit tonë të dashur ishte që të shkatërronte veprat e djallit. Mëkati është vepra e madhe e Satanit. Për ta mposhtur këtë gjë, për ta thyer fuqinë e tij, për ta nënshtruar sundimin e tij, për të ndrequr rrënojat e shkaktuara prej tij dhe për të çliruar nga dënimi i tij, i bekuari Biri i Perëndisë përjetoi vdekjen poshtëruese në kryq. Gjithë ajo agoni e hidhur që Ai duroi, gjithë ajo vuajtje mendore, pikëllimi i shpirtit të Tij në Gjetsemani, vuajtjet e trupit të Tij në kryq, të gjitha këto ishin për mëkatin. Prandaj, shihni lidhjen e ngushtë dhe të bukur mes vdekjes së Krishtit dhe vdekjes së mëkatit. I gjithë shenjtërimi i vërtetë vjen përmes kryqit. Lexues, atje kërko. Kryqi, i cili sillet në shpirtin tënd përmes Frymës së përjetshme, ka për të qenë vdekja e mëkateve të tua. Shko tek kryqi, oh, shko tek kryqi i Jezusit. Shko me besimin më të thjeshtë të mundshëm. Shko edhe me korruptimin më të madh. Shko me barrën e fajit, shko tek kryqi. Atje nuk do të gjesh gjë tjetër veçse dashuri, nuk do gjesh asgjë tjetër veçse mikpritje, nuk do gjesh gjë tjetër veçse pastërti. Gjaku i çmuar i Jezusit "na pastron nga çdo mëkat." E, ndërsa qëndron i përulur nën kryqin, armiku yt nuk guxon të të afrohet, mëkati nuk do të sundojë mbi ty, dhe akuzuesi yt Satani, nuk mund të të dënojë.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një mori meditimesh nga Octavius Winslow. Ai ishte ndër predikuesit më të shquar ungjillorë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Veprat e tij thellësisht të përqendruara te Krishti shfaqin dashurinë, mençurinë dhe përsosmërinë e Tij baritore. Në këtë vepër klasike devocionale, Winslow ofron nga një meditim për çdo mëngjes të vitit. Me çdo faqe të çmuar që do të lexoni, shpirti juaj do ngazëllehet dhe do të ndizen në të flakët e shenjtërisë që çojnë në dashuri të sinqertë dhe lavdërim për Zotin.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.ngaburimiijetes.al









