Mendime MëngjesiShembull

10 Janar
I njihnin se kishin qenë me Jezusin.
Veprat e Apostujve 4:13.
Ne kemi të drejtë të kërkojmë të shohim një a më shumë tipare morale të karakterit të Zotit tonë në popullin e Tij. Një ngjashmëri me imazhin e Tij, diçka që e karakterizon njeriun e Perëndisë; bukuri të mendjes, përulësi në sjellje, dashuri, qëndrueshmëri në durimin e mundimit, butësi bindjesh, falje të lëndimeve, kthim të së keqes me të mirë, bekim në vend të mallkimit, zemërbutësi në vuajtje a përndjekje... me pak fjalë, duhet të shohim një pjesë të "frytit të Frymës", që është "dashuria, gëzimi, paqja, durimi, mirëdashja, mirësia, besimi, zemërbutësia, vetëkontrolli." Nëse një apo disa prej këtyre nuk gjenden "në ne me shumicë në mënyrë që të mos jemi përtacë dhe as të pafryt në njohjen e Zotit tonë Jezus Krisht," dhe në përngjasim me shëmbëlltyrën e tij, kemi arsye të fortë për të dyshuar nëse e kemi "njohur ndonjëherë me të vërtetë hirin e Perëndisë." Ky është me të vërtet një rrëfim për të të ardhur keq, rrëfim në të cilin nuk gjendet asgjë që ta identifikojë njeriun me Jezusin; në parimet, motivet, mendjen, shpirtin dhe pamjen e tij nuk dallohet asgjë që të të kujtojë Krishtin, nuk ka asgjë që ta tërheqë zemrën tek Ai, që ta bëjë të dëshirueshëm emrin e Emanuelit e që ta ndezë shpirtin me dëshirën e zjarrtë që të jetë si Ai. Ky është ndikimi që ka një besimtar, ai që mban me vete ngjashmërinë me Zotin dhe Mësuesin e vet. Një njeri i shenjtë është bekim kudo që të shkojë. Ai është aroma e Krishtit në çdo vend.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një mori meditimesh nga Octavius Winslow. Ai ishte ndër predikuesit më të shquar ungjillorë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Veprat e tij thellësisht të përqendruara te Krishti shfaqin dashurinë, mençurinë dhe përsosmërinë e Tij baritore. Në këtë vepër klasike devocionale, Winslow ofron nga një meditim për çdo mëngjes të vitit. Me çdo faqe të çmuar që do të lexoni, shpirti juaj do ngazëllehet dhe do të ndizen në të flakët e shenjtërisë që çojnë në dashuri të sinqertë dhe lavdërim për Zotin.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.ngaburimiijetes.al









