Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Mendime MëngjesiShembull

Mendime Mëngjesi

DITA 1 NGA 366

1 Janar

Deri tani nuk keni kaluar kurrë nëpër këtë rrugë.

Jozueu 3:4

Sa solemn është reflektimi që, me fillimin e një cikli të ri kohor, për çdo udhëtar për në Sion fillon një shteg i ri dhe i pashkelur më parë! Në historinë e tij do të ketë ndodhi të reja; në panoramën e jetës së tij do të shpalosen panorama të reja, do të zhvilloheni faza të reja të karakterit, do të sulmohet nga tundime të reja, do të përballet me detyra të reja, do të përjetojë sprova të reja, do të ndiejë trishtime të reja, do të formojë miqësi të reja e do të marrë mëshira të reja. Me sa vërtetësi mund të thuhet për shtegtarin që po udhëton përgjatë shkretëtirës drejt shtëpisë së tij të përjetshme që, ndërsa qëndron në prag të kësaj periudhe të paprovuar të jetës së vet, mendon për të ardhmen e panjohur e të pasigurt: “Deri tani nuk ke kaluar kurrë nëpër këtë rrugë!”

Lexues, nëse je besimtar në Zotin Jezus, do të hysh në një fazë të re të udhëtimit tënd përmes një dorëzimi të përtërirë të vetes tënde te Zoti. Do ta bësh kryqin pikënisjen e një nisjeje të re në garën tënde qiellore. Oh, nise këtë vit me një zbatim të përtërirë të “gjakut të spërkatjes.” Në atë gjak ka jetë, dhe spërkatja e re mbi ndërgjegjen tënde ka për të qenë si një derdhje e re jete frymore për shpirtin tënd. Oh sikur ta filloje vitin e ri me zemër të thyer për mëkatin, tek këmbët e kryqit të Emanuelit, duke parë përmes atij kryqi zemrën e një Ati të dashur dhe falës. Mos ji në ankth rreth të ardhmes; Perëndia ka siguruar për të gjithën. “Ditët e mia janë në dorën Tënde.” “Gjithë merakun tuaj hidheni mbi Të sepse Ai merakoset për ju.” Le të jetë ky një vit i një përparimi më të madh frymor. “U thuaj bijve të Izraelit që të shkojnë përpara.” Përpara në shtegun e detyrës, përpara në shtegun e vuajtjes, përpara në shtegun e konflikti, përpara në shtegun e mundit, përpara në shtegun e prehjes dhe lavdisë së përjetshme. Së shpejti do të arrish në atë prehje, dhe lavdia do të të shfaqet. Ky vit i ri mund të jetë viti i jubileut për shpirtin tënd; mund të jetë viti i çlirimit. Oh, çfarë mendimi i lartësuar që më trazon shpirtin: këtë vit mund të jem në qiell!

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Mendime Mëngjesi

Një mori meditimesh nga Octavius Winslow. Ai ishte ndër predikuesit më të shquar ungjillorë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Veprat e tij thellësisht të përqendruara te Krishti shfaqin dashurinë, mençurinë dhe përsosmërinë e Tij baritore. Në këtë vepër klasike devocionale, Winslow ofron nga një meditim për çdo mëngjes të vitit. Me çdo faqe të çmuar që do të lexoni, shpirti juaj do ngazëllehet dhe do të ndizen në të flakët e shenjtërisë që çojnë në dashuri të sinqertë dhe lavdërim për Zotin.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.ngaburimiijetes.al