Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Mendime MëngjesiShembull

Mendime Mëngjesi

DITA 13 NGA 366

13 Janar

Dhe kur të ketë ardhur, Ai do ta bindë botën për mëkat, për drejtësi dhe për gjyq.

Gjoni 16:8

Ky është ofiqi i madh i Frymës. Kjo është puna e Tij e parë, para se ta çojë shpirtin të prehet në flijimin madhështor për mëkatin. Shpirti nuk hedh qoftë edhe një hap drejt Krishtit derisa të jetë shpallur fajtor e i dënuar nga ligji i Perëndisë. Kjo është vepra e Frymës. I shkëlqyeri Njuton thotë: "Asnjeri nuk është ndjerë, as ka për t’u ndjerë mëkatar i humbur, mjeran dhe i urryer pa u bindur në mënyrë të fuqishme e të mbinatyrshme prej Frymës së Perëndisë.". Cili është instrumenti përmes të cilit Fryma na bind për mëkatin në mënyrë kaq të fuqishme dhe të mbinatyrshme? Kësaj pyetjeje i përgjigjemi duke thënë, përmes Ligjit: "Përmes ligjit arrihet njohja e mëkatit.". Ligji ishte mësuesi ynë për të na sjellë tek Krishti. Ligji, i cili vjen në ndërgjegje përmes Frymës së Shenjtë, e dënon njeriun dhe e bën që të dënojë edhe veten; e ngre lart pamjen e shenjtërisë së Perëndisë, pastërtinë dhe pandryshueshmërinë e çdo urdhërimi, dhe i krahason këto me padrejtësinë, fajin dhe mjerimin e mëkatarit dhe, kështu, e bën shpirtin të bjerë me fytyrë në pluhur, duke shpallur me çdo përulësi dhe duke akuzuar veten se "ligji është i shenjtë, i drejtë dhe i mirë; unë jam fajtor, fajtor, fajtor.". Përmes këtij instrumenti - ligjit të Perëndisë - Fryma e Shenjtë e bind shpirtin për mëkat në mënyrë të efektshme dhe e bën të përulet para Perëndisë.

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Mendime Mëngjesi

Një mori meditimesh nga Octavius Winslow. Ai ishte ndër predikuesit më të shquar ungjillorë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Veprat e tij thellësisht të përqendruara te Krishti shfaqin dashurinë, mençurinë dhe përsosmërinë e Tij baritore. Në këtë vepër klasike devocionale, Winslow ofron nga një meditim për çdo mëngjes të vitit. Me çdo faqe të çmuar që do të lexoni, shpirti juaj do ngazëllehet dhe do të ndizen në të flakët e shenjtërisë që çojnë në dashuri të sinqertë dhe lavdërim për Zotin.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.ngaburimiijetes.al