Mendime MëngjesiShembull

12 Janar
Sepse pranë Teje është burimi i jetës.
Psalmi 36:9
Shihni ç’burim jete është Perëndia! Gjithë gjallesat, nga engjëlli më i lartë e deri tek krijesa më e ulët e tokës, e marrin frymën e ekzistencës së tyre prej Tij. “Në Të ne jetojmë, lëvizim dhe kemi qenien tonë.” Por Ai është më tepër se kaq për Kishën. Ai është burimi i dashurisë, sikurse është edhe burimi i jetës. Frymët e “të drejtëve që u bënë të përsosur” dhe të shpenguarit e dheut e kënaqin shpirtin e tyre të etur në plotësinë e tejmbushur të dashurisë së Atit. Sa nevojë kemi për këtë të vërtetë! Çfarë pikëpamjesh të kufizuara, konceptimesh të padrejta dhe interpretimesh të gabuara kemi ruajtur për Të, thjesht sepse e kemi anashkaluar karakterin e Tij si Burimi i ujërave të gjalla! Ne e “kufizojmë të Shenjtin e Izraelit”. E gjykojmë atë përmes konceptimeve tona të dobëta rreth gjërave. Mendojmë se Ai është si ne. Në përqasjen tonë, harrojmë që po shkojmë te një Burim i Pafundmë. Harrojmë se, sa më e madhe të jetë kërkesa që i çojmë Perëndisë, aq më tepër do të marrim dhe se, sa më shpesh të shkojmë tek Ai, aq më shpesh do të mirëpritemi. Harrojmë se nuk mund të kërkojmë kurrë më tepër se duhet. Fakti që kërkojmë kaq pak është mëkat nga ana jonë dhe çnderim për Të. Harrojmë që Ai përlëvdohet në dhënie dhe se, sa më tepër hir derdh mbi popullin e Tij, aq më i pasur do të jetë lavdërimi që Ai do të marrë. Sa e denjë është “dhurata e Tij e patregueshme” për këtë Burim të Pafundmë dashurie dhe hiri. Kjo dhuratë erdhi nga një zemër e madhe, dhe ajo zemër që dha Jezusin nuk do t’u privojë asgjë të mirë atyre që ecin me drejtësi.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një mori meditimesh nga Octavius Winslow. Ai ishte ndër predikuesit më të shquar ungjillorë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Veprat e tij thellësisht të përqendruara te Krishti shfaqin dashurinë, mençurinë dhe përsosmërinë e Tij baritore. Në këtë vepër klasike devocionale, Winslow ofron nga një meditim për çdo mëngjes të vitit. Me çdo faqe të çmuar që do të lexoni, shpirti juaj do ngazëllehet dhe do të ndizen në të flakët e shenjtërisë që çojnë në dashuri të sinqertë dhe lavdërim për Zotin.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.ngaburimiijetes.al









