Mendime MëngjesiShembull

6 Janar
Në botë do të keni shtrëngim.
Gjoni 16:33
Nëse do të mund ta hiqnim mënjanë për një çast perden e hollë që na ndan nga shenjtorët e përlëvduar dhe të hetonim shtegun përgjatë të cilit Perëndia i besëlidhjes i udhëhoqi në kënaqësitë e tyre të tanishme, sa pak përjashtime do të gjenim (nëse ka vërtet të tilla) nga deklarata e Jahveut: “Unë të kam zgjedhur në furrën e pikëllimit.” Të gjithë do të na tregonin për një kryq të caktuar, një sprovë personale, familjare apo të afërt e cila i shoqëroi çdo hap të udhëtimit, diçka që e bëri luginën ku ecën vërtet një “luginë lotësh” dhe të cilën e hodhën tej vetëm kur shpirti zhveshi petkun e mishit dhe u rrëmbye atje ku nuk ka më brenga e psherëtima. Populli i Perëndisë janë njerëz të pikëlluar. Hapi i parë që hedhin në jetën hyjnore është i lidhur me lotët e pikëllimit të perëndishëm; dhe, ndërsa vazhdojnë udhëtimin, pikëllimi dhe lotët karakterizojnë hapat e tyre. Ata pikëllohen në lidhje me trupin e mëkatit të cilin janë të detyruar ta mbartin me vete; pikëllohen për prirjen e tyre të përhershme për t’u larguar, për t’u tërhequr pas, për të jetuar më ulët se thirrja e tyre e lartë dhe e shenjtë. Ata vajtojnë për shkak se vajtojnë shumë pak; ata qajnë, sepse qajnë shumë pak; se, pavarësisht se kanë kaq shumë mëkat që banon brenda tyre, kaq shumë largime të mëdha, ata vajtojnë rrallë duke marrë pozitën e njeriut të përulur përdhe përpara Perëndisë. Në lidhje me këtë, ekziston pikëllimi i cili rezulton prej disiplinës së nevojshme të cilën dora korrigjuese e Atit që i do, ushtron pothuaj përditë mbi ta. Nën çfarë drite duhet të shihen të gjitha mundimet përveçse si shumë korrigjime dhe disiplinë të cilat ushtrohen nga Perëndia i tyre i besëlidhjes në mënyrë që t’i bëjë “pjesëmarrës të shenjtërisë së Tij.” Nëse shikohen nën ndonjë dritë tjetër, këto gjëra e çnderojmë Perëndinë, e trishtojmë Frymën, dhe kështu besimtari privohet prej bekimit të madh frymor për të cilin i ishin dërguar këto sprova.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një mori meditimesh nga Octavius Winslow. Ai ishte ndër predikuesit më të shquar ungjillorë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Veprat e tij thellësisht të përqendruara te Krishti shfaqin dashurinë, mençurinë dhe përsosmërinë e Tij baritore. Në këtë vepër klasike devocionale, Winslow ofron nga një meditim për çdo mëngjes të vitit. Me çdo faqe të çmuar që do të lexoni, shpirti juaj do ngazëllehet dhe do të ndizen në të flakët e shenjtërisë që çojnë në dashuri të sinqertë dhe lavdërim për Zotin.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.ngaburimiijetes.al









