Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Mendime MëngjesiShembull

Mendime Mëngjesi

DITA 5 NGA 366

5 Janar

Ai, që beson në Birin e Perëndisë ka këtë dëshmi në vetvete.

1 e Gjonit 5:10

Fryma e Perëndisë e thyen, e përul dhe e shëron zemrën; e merr të vërtetën e Vet dhe e shkruan në shpirt; dëshmon, vulos, shenjtëron; i hap sytë e shpirtit ndaj shenjtërisë së ligjit të Perëndisë - për fajin e tij moral, për varfërinë, pafuqinë dhe nevojën e thellë për gjakun dhe drejtësinë e Krishtit dhe, në këtë mënyrë, e udhëheq të prehet tek Ai si një Shpëtimtar i gjithë-mjaftueshëm; kështu prodhon “drejtësi, paqe dhe gëzim në Frymën e Shenjtë”; kjo është e vërteta e përjetuar, kjo është feja e zemrës; çdo fe tjetër, edhe pse në teori mund të jetë e bukur, edhe pse mund të jetë e vërtetë në doktrinë, nuk vlen asgjë! Pa këtë përjetim, nuk ekziston besim i vërtetë në Fjalën e Perëndisë. Zbulesa e Perëndisë nuk kërkon besim që thjesht miraton kredencialet e saj hyjnore; nuk kërkon thjesht që skepticizmi t’i lërë mënjanë dyshimet e veta dhe ta pranojë si një të vërtetë hyjnore; ajo kërkon, me këmbëngulje, besim që i pranon plotësisht, pa dyshim dhe praktikisht faktet e jashtëzakonshme dhe shumë të mëdha që kjo e vërtetë shpall; një besim që i kupton ato me fuqi reale në shpirt dhe e identifikon të vërtetën me këto fakte; një besim që beson se ekziston një ferr dhe përpiqet t’i shpëtojë; një besim që beson se ekziston një qiell dhe përpiqet të hyjë në të; një besim që e pranon doktrinën e rrënimit të njeriut prej natyrës së vet dhe që përqafon doktrinën e përtëritjes së njeriut përmes hirit; me pak fjalë, një besim që hedh poshtë çdo mbështetje te njeriu dhe pranon si të vetmen strehë “drejtësinë e Krishtit për të gjithë e mbi të gjithë ata që besojnë.” Ky është besimi i vërtetë i ungjillit! Lexues, a e ke këtë besim?

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Mendime Mëngjesi

Një mori meditimesh nga Octavius Winslow. Ai ishte ndër predikuesit më të shquar ungjillorë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Veprat e tij thellësisht të përqendruara te Krishti shfaqin dashurinë, mençurinë dhe përsosmërinë e Tij baritore. Në këtë vepër klasike devocionale, Winslow ofron nga një meditim për çdo mëngjes të vitit. Me çdo faqe të çmuar që do të lexoni, shpirti juaj do ngazëllehet dhe do të ndizen në të flakët e shenjtërisë që çojnë në dashuri të sinqertë dhe lavdërim për Zotin.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.ngaburimiijetes.al