Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Mendime MëngjesiShembull

Mendime Mëngjesi

DITA 56 NGA 366

25 Shkurt

Rri në heshtje para ZOTIT dhe prite Atë.

Psalmi 37:7

Kaq e thjeshtë është: pritja me durim për Perëndinë në të gjitha mundimet tona është çka me siguri e në mënyrë të efektshme sjell çlirimin tonë. Në të gjithë rrethanat e sprovës së besimit, të vonesës së lutjes, të shpresës së shtyrë, qëndrimi më i duhur dhe më i hirshëm i shpirtit, ajo çka siguron sasinë më të madhe të bekimit për ne dhe të lavdisë për Perëndinë është pritja me durim për Zotin. Edhe pse padurimi ynë nuk do ta bëjë Perëndinë ta prishë besëlidhjen e Tij, as të shkelë betimin e Tij, durimi ka për të bërë gjithsesi që mbi ne të bien bekime më të mëdha e më të pasura. Disiplina morale e durimit është më e kushtueshmja. Ajo e mban shpirtin të përulur, në besim dhe në lutje. Mëshira në të cilën rezulton çmohet edhe më tepër gjatë stinës së gjatë të pritjes me shpresë. Është e mundur të marrësh një shpërblim tepër shpejt. Në dëshirën tonë për ta kapur mëshirën me njërën dorë, mund të na shpëtojnë nga dora tjetër besimi, lutja dhe Perëndia. Pritja me durim për kohën e Zotit dhe për mënyrën sesi Ai do të shfaqet për ne ka për të kontrolluar të gjitha mjetet pa mend dhe përpjekjet për të shpëtuar veten. Çlirimi i menjëhershëm mund të blihet me një çmim tepër të lartë. Shija e tij e tanishme mund të jetë e ëmbël, por më pas mund të jetë e hidhur, për shkak se Perëndia e hidhëron bekimin që nuk u kërkua duke pasur për synim lavdinë e Tij. Koha e Perëndisë, edhe pse vonon, dhe çlirimi i Perëndisë, edhe pse shtyhet për më vonë, kur vijnë, dalin gjithmonë më të mirat: “Shpirti im, gjej prehje vetëm te Perëndia, sepse shpresa ime vjen nga Ai.”.

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Mendime Mëngjesi

Një mori meditimesh nga Octavius Winslow. Ai ishte ndër predikuesit më të shquar ungjillorë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Veprat e tij thellësisht të përqendruara te Krishti shfaqin dashurinë, mençurinë dhe përsosmërinë e Tij baritore. Në këtë vepër klasike devocionale, Winslow ofron nga një meditim për çdo mëngjes të vitit. Me çdo faqe të çmuar që do të lexoni, shpirti juaj do ngazëllehet dhe do të ndizen në të flakët e shenjtërisë që çojnë në dashuri të sinqertë dhe lavdërim për Zotin.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.ngaburimiijetes.al