Mendime MëngjesiShembull

1 Mars
Ju hetoni Shkrimet sepse mendoni të keni nëpërmjet tyre jetë të përjetshme; dhe ato janë këto që dëshmojnë për Mua.
Gjoni 5:39
Fjala e Perëndisë është plot me Krishtin. Ai është Dielli i këtij sistemi hyjnor, Burimi i dritës dhe bukurisë së tij. Çdo doktrinë e gjen thelbin e vet te personi i Tij, çdo parim e merr forcën e tij nga puna e Tij, çdo premtim e merr ëmbëlsinë e vet nga dashuria e Tij. A nuk duhet të druajmë se në studimin e Shkrimeve ka një të vërtetë shumë të harruar: se ato dëshmojnë për Jezusin? A nuk lexohen, hetohen dhe shqyrtohen ato me mendje shumë të shkujdesur për ta shtuar pasurinë e tyre përmes një njohjeje edhe më të madhe të personin, karakterit dhe punës së Tij? Kështu ne e ulim karakterin e Biblës. Mund ta lexojmë atë thjesht si një regjistrim të pafrymëzuar; mund ta studiojmë si një libër të letërsisë njerëzore. Lashtësia e saj mund të na interesojë, historia e saj mund të na informojë, filozofia e saj mund të na udhëzojë, poezia e saj mund të na magjepsë dhe, kështu, teksa gërvishtim sipërfaqen e këtij Libri të Librave, Krishti i lavdishëm, që është substanca e tij, lënda e tij, ëmbëlsia e tij, vlera e tij dhe pa të Cilin nuk do të kishte Bibël është mbuluar thellësisht e në errësirë nga syri ynë.
Por është ofiqi i Frymës së bekuar e të përjetshme të shpalosë dhe, kështu, të përlëvdojë Jezusin te Fjala. Gjithë sa mësojmë nga ana frymore dhe për shpëtim për Të, përmes këtij mjeti të zbuluar, është vetëm përmes mësimit të Frymës së Shenjtë, që na e shtjellon këtë fjalë në mendje. Ai na tregon se si të gjitha linjat e ndritshme të së vërtetës së Shkrimit, burojnë nga, kthehen te dhe përqendrohen në Krishtin, sesi të gjitha doktrinat e shpalosin lavdinë e personit të Tij, sesi të gjitha premtimet janë shkruar në gjakun e zemrës së Tij dhe sesi të gjitha porositë janë mishëruar në jetën e Tij.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një mori meditimesh nga Octavius Winslow. Ai ishte ndër predikuesit më të shquar ungjillorë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Veprat e tij thellësisht të përqendruara te Krishti shfaqin dashurinë, mençurinë dhe përsosmërinë e Tij baritore. Në këtë vepër klasike devocionale, Winslow ofron nga një meditim për çdo mëngjes të vitit. Me çdo faqe të çmuar që do të lexoni, shpirti juaj do ngazëllehet dhe do të ndizen në të flakët e shenjtërisë që çojnë në dashuri të sinqertë dhe lavdërim për Zotin.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.ngaburimiijetes.al



