Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Mendime MëngjesiShembull

Mendime Mëngjesi

DITA 55 NGA 366

24 Shkurt

Unë jam ZOTI, nuk ndryshoj; prandaj ju, o bij të Jakobit, nuk jeni konsumuar.

Malakia 3:6

Nuk është arritje e vogël të ndërtohesh në besnikërinë e Perëndisë. Kjo gjë formon një themel të palëkundshëm ngushëllimi për shpirtin që beson. Ndryshueshmëria karakterizon gjithçka përveç Perëndisë. Shiko kishën, shiko botën, shiko familjet, shiko veten, çfarë ndryshimesh të panumërta që shohim nga çdo anë! Çfarë ndryshimesh që sjell një javë, një ditë e shkurtër! Megjithatë, në mes të gjithë kësaj, të kesh mundësi të prehesh me qetësi në pandryshueshmërinë dhe besnikërinë e Perëndisë, të dish se asnjë ndryshim kohe, asnjë ndryshim tokësor nuk e ndikon besnikërinë e Tij ndaj popullit të Tij. Më tepër se kaq, asnjë ndryshime tek ata vetë, asnjë pabesi e tyre nuk shkakton qoftë edhe ndryshimin më të vogël në Perëndinë. Një herë Atë, përgjithmonë Atë; një herë Mik, përgjithmonë Mik. Provanitë e Tij mund të ndryshojnë, por zemra e Tij nuk mund të ndryshojë. Ai është Perëndi i dashurisë së pandryshueshme. Premtimin që ka bërë do ta përmbushë; besëlidhjen që ka bërë do ta respektojë; fjalën që ka dalë nga goja e Tij, Ai nuk do ta ndryshojë. “Ai nuk mund të mohojë Veten.” Prandaj, rri i qetë, o besimtar i sprovuar! Mos je duke kaluar tani mes ujërave të thella? Kush të ruajti nga fundosja kur ishe duke kaluar përmes tyre?

Kush të kaloi përgjatë zjarrit më të fundit? Kush të mbështeti kur ishe duke mbartur kryqin më të fundit? Kush të çliroi nga tundimi më i fundit? A nuk ishte Perëndia, Perëndia i besëlidhjes tënde, Perëndia yt besnik dhe i pandryshueshëm? Prandaj, ky Perëndi është Perëndia yt tani, Perëndia yt përjetë e mot. Ai ka për të qenë udhëheqësi yt edhe në vdekje.

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Mendime Mëngjesi

Një mori meditimesh nga Octavius Winslow. Ai ishte ndër predikuesit më të shquar ungjillorë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Veprat e tij thellësisht të përqendruara te Krishti shfaqin dashurinë, mençurinë dhe përsosmërinë e Tij baritore. Në këtë vepër klasike devocionale, Winslow ofron nga një meditim për çdo mëngjes të vitit. Me çdo faqe të çmuar që do të lexoni, shpirti juaj do ngazëllehet dhe do të ndizen në të flakët e shenjtërisë që çojnë në dashuri të sinqertë dhe lavdërim për Zotin.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.ngaburimiijetes.al