Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Mendime MëngjesiShembull

Mendime Mëngjesi

DITA 60 NGA 366

29 Shkurt

Perëndia është për ne një strehë dhe një forcë, një ndihmë gjithnjë e gatshme në fatkeqësi.

Psalmi 46:1

Një nga të vërtetat më të bekuara të besëlidhjes së hirit është se Perëndia i besëlidhjes është një ndihmë gjithnjë e gatshme në çdo kohë vështirësie. Duke e dashur popullin e Tij siç e do, duke banuar në ta përmes Frymës së Tij, duke qenë se populli i Tij dhe rrethanat e tyre janë gjithmonë përpara Tij në personin dhe ndërmjetësimin e Birit të Tij të dashur, si është e mundur që Ai t’i humbasë nga vështrimi i Tij qoftë edhe për një çast? Por ata munden dhe shpesh e humbasin Atë nga vështrimi i tyre. Mjerisht, ata nuk e mbajnë Zotin gjithmonë para syve të tyre. Nuk e trajnojnë dhe nuk e disiplinojnë veten që ta shohin Atë në çdo ndodhi, në çdo rrethanë e në çdo incident të jetës së tyre. Ata nuk e kanë shikimin të qartë për të dalluar, as janë të gatshëm ta pranojnë Atë në çdo provani që ua errëson apo ndriçon shtegun e tyre. Sikur të kishin mend në kokë, do të shpallnin me çdo të mirë apo të ligë që u vjen: “Zoti është në këtë gjë!”. Por ata nuk janë kurrë, qoftë edhe për një çast, jashtë zemrës së Tij, jashtë mendimeve Të tij, jashtë duarve të Tij apo larg syve të Tij.

Sa pranë tyre është edhe Fryma e Shenjtë! Ai banon në ta dhe i mbulon, Ai është përkrah tyre për t’i drejtuar, për t’i ngritur, për t’i gëzuar, duke u sjellë në kujtesë një premtim të çmuar, duke shkruar mbi zemrën e tyre një të vërtetë gjallëruese ose duke hapur para syve të tyre një pamje të dashur të Jezusit, pikërisht në çastin që u nevojitet! Sa popull i lumtur dhe i favorizuar që është populli i Zotit! “Lum ai që ka Perëndinë e Jakobit si ndihmë, shpresa e të cilit është tek ZOTI, Perëndia i tij.”

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Mendime Mëngjesi

Një mori meditimesh nga Octavius Winslow. Ai ishte ndër predikuesit më të shquar ungjillorë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Veprat e tij thellësisht të përqendruara te Krishti shfaqin dashurinë, mençurinë dhe përsosmërinë e Tij baritore. Në këtë vepër klasike devocionale, Winslow ofron nga një meditim për çdo mëngjes të vitit. Me çdo faqe të çmuar që do të lexoni, shpirti juaj do ngazëllehet dhe do të ndizen në të flakët e shenjtërisë që çojnë në dashuri të sinqertë dhe lavdërim për Zotin.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.ngaburimiijetes.al