Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Mendime MëngjesiShembull

Mendime Mëngjesi

DITA 57 NGA 366

26 Shkurt

Shko dhe mos mëkato më.

Gjoni 8:11

Shiko sesi Krishti e manifeston neverinë e Tij ndaj mëkatit teksa njëkohësisht hedh mburojën e mëshirës së Tij mbi mëkataren. Zoti nuk e justifikon shkeljen e mëkatarit, edhe pse e shfajëson personin mëkatar. Në çështjen e madhe të shpëtimit, drejtësimit dhe shenjtërimit, falja dhe shenjtëria në thelb janë të lidhura në mënyrë të pandashme. Kur Zoti Jezus e nis mëkatarin me një ndjesi shfajësimi në ndërgjegjen e tij, kjo gjithmonë shoqërohet me nxitjen më të fortë nga të gjitha: “Mos mëkato më.”. Ndërsa mëkatari del nga prania e Jezusit i falur, i drejtësuar e i shpëtuar, duket sikur fjalët e buta të Shpëtimtarit që nënshtrojnë shpirtin tingëllojnë në veshët e tij në çdo hap përgjatë shtegut që ka përpara. “Shko, admiro dhe shpalle kudo lavdinë e atij hiri që ka bërë gjëra kaq të mëdha për ty. Shko dhe përhape famën e Tij dhe, me frymën tënde të fundit, qëndro në emrin e Atij, i Cili, kur mëkati, Satani dhe ndërgjegjja të akuzonin dhe do të të kishin hedhur në mjerimin e përjetshëm, në atë çast të doli Mik, Avokat dhe Shpëtimtar. Shko dhe, kur të tundohesh që ta lëndosh sërish gjirin që të strehoi, më kujto Mua; nga Gjetsemania, nga Kalvari dhe nga vendi i shenjtëruar ku të thashë: Unë nuk të dënoj. Shko dhe mos mëkato më.”

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Mendime Mëngjesi

Një mori meditimesh nga Octavius Winslow. Ai ishte ndër predikuesit më të shquar ungjillorë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Veprat e tij thellësisht të përqendruara te Krishti shfaqin dashurinë, mençurinë dhe përsosmërinë e Tij baritore. Në këtë vepër klasike devocionale, Winslow ofron nga një meditim për çdo mëngjes të vitit. Me çdo faqe të çmuar që do të lexoni, shpirti juaj do ngazëllehet dhe do të ndizen në të flakët e shenjtërisë që çojnë në dashuri të sinqertë dhe lavdërim për Zotin.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.ngaburimiijetes.al