Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Mendime MëngjesiShembull

Mendime Mëngjesi

DITA 53 NGA 366

22 Shkurt

Kjo është siguria që kemi përpara Tij: nëse kërkojmë diçka sipas vullnetit të Tij, na dëgjon: Dhe nëse dimë se na dëgjon për atë që i kërkojmë, ne dimë se marrim kërkesat që i kemi kërkuar.

1 e Gjonit 5:14-15

Kur i afrohemi Perëndisë dhe kërkojmë më shumë dashuri, më shumë zell, shtim të besimit, rizgjim të veprës së Perëndisë në ne, ngjashmëri më të madhe me Krishtin, nënshtrimin e një armiku, ekzekutimin e një ligësie, vënien poshtë të ndonjë paudhësie, faljen e një faji, më tepër nga fryma e birërisë, spërkatje me gjakun e shlyerjes, ndjesinë e ëmbël të pranimit, e dimë dhe jemi të sigurt se po kërkojmë ato gjëra që janë në përputhje me vullnetin e Perëndisë dhe të cilat zemra e Perëndisë dëshiron t’i japë lirisht dhe me bujari. Nuk ka pse të ketë hezitim në këtë gjë, nuk ka pse të ketë frenim, nuk ka pse të ketë dyshim. Kur përgjërohet për gjëra të tilla dhe kur sjell nevoja të tilla përpara Zotit, besimtari mund “të hyjë me guxim në shenjtëroren e shenjtëroreve, përmes gjakut të Jezusit”. Ai mund t’i afrohet Perëndisë, të mos qëndrojë larg, por, me frymën e një fëmije, teksa i afrohet Atij, ai mund të vijë me kërkesa të mëdha, me dëshira të mëdha, me pritje plot shpresë; ai mund ta hapë gojën, sepse po kërkon ato gjëra të cilat i sjellin lavdi Perëndisë që i jep, gjëra që e përlëvdojnë Atë kur jepen e të cilat e dimë nga fjala e Tij se janë në përputhje me vullnetin e Tij të bekuar që të na i japë. Oh, çfarë inkurajimi i patregueshëm është të shkosh te Perëndia me një kërkesë për të cilën ndihemi të sigurt se është në zemrën e Tij dhe sipas vullnetit të Tij që ta japë lirisht!

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Mendime Mëngjesi

Një mori meditimesh nga Octavius Winslow. Ai ishte ndër predikuesit më të shquar ungjillorë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Veprat e tij thellësisht të përqendruara te Krishti shfaqin dashurinë, mençurinë dhe përsosmërinë e Tij baritore. Në këtë vepër klasike devocionale, Winslow ofron nga një meditim për çdo mëngjes të vitit. Me çdo faqe të çmuar që do të lexoni, shpirti juaj do ngazëllehet dhe do të ndizen në të flakët e shenjtërisë që çojnë në dashuri të sinqertë dhe lavdërim për Zotin.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.ngaburimiijetes.al