Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Mendime MëngjesiShembull

Mendime Mëngjesi

DITA 52 NGA 366

21 Shkurt

Nëse vuajmë bashkë me Të, që edhe të përlëvdohemi bashkë.

Romakëve 8:17

Jo sikurse vuajti Ai. Oh, jo! Nuk ka mallkim, nuk ka zemërim, nuk ka ferr në kupën e pikëllimit që pimë ne. Të gjithë këta përbërës ishin llumi i hidhur i kupës së Tij. Megjithatë, Ai vuajti bashkë me ne dhe lejon që mundimet tona të quhen “mundimet e Krishtit”. Ai është me ty në shtratin e sëmundjes; Ai është me ty në shtrojën e dergjjes; Ai është me ty në dhomën e errët; Ai gjunjëzohet bashkë me ty pranë arkivolit; Ai qan me ty pranë varrit. Oh, a nuk do të pajtohemi me të gjithë vuajtjen që kemi kaluar ndonjëherë apo që mund të na kërkohet të durojmë, që të ndiejmë njësinë e përsosur, praninë, simpatinë dhe përqafimet e një Shpëtimtari të tillë? Kush do të donte t’i ruhej turpit të kryqit të Tij, përbuzjes për emrin e Tij, përulësisë së mbretërisë së Tij, vetëmohimit të fesë së Tij, duke pasur pranë simpatinë më të butë në çdo hap me këtë Martir të shquar, me këtë Princ të të përvuajturve, me këtë Vëlla që ka lindur për ditë të vështira?

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Mendime Mëngjesi

Një mori meditimesh nga Octavius Winslow. Ai ishte ndër predikuesit më të shquar ungjillorë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Veprat e tij thellësisht të përqendruara te Krishti shfaqin dashurinë, mençurinë dhe përsosmërinë e Tij baritore. Në këtë vepër klasike devocionale, Winslow ofron nga një meditim për çdo mëngjes të vitit. Me çdo faqe të çmuar që do të lexoni, shpirti juaj do ngazëllehet dhe do të ndizen në të flakët e shenjtërisë që çojnë në dashuri të sinqertë dhe lavdërim për Zotin.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.ngaburimiijetes.al