Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Mendime MëngjesiShembull

Mendime Mëngjesi

DITA 51 NGA 366

20 Shkurt

Sepse nuk keni hyrë ende në pushimin dhe në trashëgiminë që ZOTI, Perëndia juaj, ju jep.

Ligji i Përtërirë 12:9

Sa mendim thellësisht i kënaqshëm dhe tepër udhëzues që është ky: e ardhmja e prehjes qiellore. Kur na thuhet se ende nuk kemi hyrë në prehjen dhe në trashëgiminë që Zoti, Perëndia ynë, na jep, po na kujtohet me butësi që secili prej nesh ka një vend që duhet të zërë në jetë, një sferë ndikimi që duhet ushtruar, një mision që duhet plotësuar. Ideja e përgjegjësisë personale, e ndikimit individual dhe e veprimit të palodhur, menjëherë na vjen në mendje: “Nuk kam arritur ende në qiell, kështu që, pse jam këtu? Sigurisht që është për një synim i cili përputhet me qenien time intelektuale dhe frymore dhe i denjë për Atë i Cili ende më mban në tokë. Duhet të jetë sepse kam diçka për të bërë, diçka që duhet ta duroj, për Krishtin, një pjesë aktive apo pasive të cilën duhet ta plotësoj. Zot, çfarë dëshiron të bëj apo të vuaj për Ty?”. Oh, ekziston një thellësi e pahulumtueshme e urtësisë hyjnore në planin që na mban kaq gjatë jashtë qiellit. Bota ka nevojë për ne dhe ne kemi nevojë për botën. Ajo ka nevojë që ne ta ndriçojmë dhe ta shenjtërojmë; ne kemi nevojë për të si fusha e konfliktit tonë dhe si shkolla në të cilën mësojmë të kultivojmë hiret tona. Ne kemi nevojë për botën jo si një dhomëz eremiti, por si një teatër gjigant ku të zhvillohet krishterimi ynë para engjëjve dhe njerëzve në arritjet e lutjes, në triumfin e besimit, në mundimet e dashurisë dhe në durimin e vuajtjes.

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Mendime Mëngjesi

Një mori meditimesh nga Octavius Winslow. Ai ishte ndër predikuesit më të shquar ungjillorë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Veprat e tij thellësisht të përqendruara te Krishti shfaqin dashurinë, mençurinë dhe përsosmërinë e Tij baritore. Në këtë vepër klasike devocionale, Winslow ofron nga një meditim për çdo mëngjes të vitit. Me çdo faqe të çmuar që do të lexoni, shpirti juaj do ngazëllehet dhe do të ndizen në të flakët e shenjtërisë që çojnë në dashuri të sinqertë dhe lavdërim për Zotin.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.ngaburimiijetes.al