Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Mendime MëngjesiShembull

Mendime Mëngjesi

DITA 4 NGA 366

4 Janar

Hiri i Zotit Jezus Krisht, dashuria e Perëndisë dhe bashkësia e Frymës së Shenjtë qofshim me ju të gjithë. Amen.

2 e Korintasve 13:13

Doktrina e Trinisë është çelësi i Biblës për të krishterin. Fryma e Shenjtë jep zotësi dhe fuqi për ta përdorur dhe, kur përdoret, ky çelës zbërthen një sërë misteresh hyjnore, hap çdo derë në shenjtëroren e bekuar të së vërtetës. Por, nën dritën e shpëtimit, kjo hijeshi dhe bukuri shfaqet në mënyrën më të veçantë: shpëtim në të cilin Jahveu shfaqet aq shumë i lavdishëm në mënyrë të pashoqe - saktësisht Vetja e Tij. Dashuria e Atit shfaqet në “dërgimin” e Birit të Tij; dashuria e Birit shfaqet në “marrjen përsipër” të veprës së shpëtimit; dashuria e Frymës së Shenjtë në “zbatimin” e kësaj vepre. Sa e kënaqshme është të shohësh sesi, në zgjidhjen e problemit të madh të shpengimit të njeriut, Treshja Hyjnore u përfshi në mënyrë kaq të thellë. Për cilën prej këtyre nuk do të kishim nevojë? Që të gjitha ishin të nevojshme dhe, po të na mungonte njëra, shpëtimi ynë nuk do kishte qenë i plotë; do të kishim qenë përjetësisht të humbur. Duke e sjellë në lavdi kishën, të cilën e kanë shpëtuar në këtë mënyrë, Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë kanë bërë një betim solemn. “Sepse përmes Tij që të dy kemi hyrje tek Ati nëpërmjet një Fryme të vetëm.”

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Mendime Mëngjesi

Një mori meditimesh nga Octavius Winslow. Ai ishte ndër predikuesit më të shquar ungjillorë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Veprat e tij thellësisht të përqendruara te Krishti shfaqin dashurinë, mençurinë dhe përsosmërinë e Tij baritore. Në këtë vepër klasike devocionale, Winslow ofron nga një meditim për çdo mëngjes të vitit. Me çdo faqe të çmuar që do të lexoni, shpirti juaj do ngazëllehet dhe do të ndizen në të flakët e shenjtërisë që çojnë në dashuri të sinqertë dhe lavdërim për Zotin.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.ngaburimiijetes.al