Mendime MëngjesiShembull

18 Shkurt
Duke i drejtuar sytë te Jezusi.
Hebrenjve 12:2
Nëse Jezusi përlëvdohet në mënyrë të veçantë në besimin e popullit të Tij, qoftë edhe jeta jote një jetë besimi në të gjitha hollësitë e saj. Jeto duke u mbështetur tek Ai për furnizimet frymore; jeto duke u mbështetur tek Ai për furnizimet e përkohshme. Shko tek Ai mes provanive të errëta në mënyrë që të shpëtosh nga fundosja; shko tek Ai mes provanive të ndritshme, në mënyrë që të shpëtosh nga rrëzimi. Shko tek Ai kur shtegu është i vështirë në mënyrë që të ecësh i lumtur në të; shko tek Ai kur shtegu është i lehtë në mënyrë që të ecësh në të me siguri. Qoftë historia jote e përditshme një udhëtim duarbosh për te Jezusi dhe një kthim duarplot nga Jezusi. Mbaje të vërtetën vazhdimisht dhe në mënyrë të qartë para syve të tu: “I drejti do të rrojë me anë të besimit.”. Nëse është kështu, mos prit që Perëndia do të të lejojë ndonjëherë të jetosh përmes shikimit. Përkule gjithë shpirtin tënd me nënshtrim para Tij në këtë çështje. Bëje vullnetin tënd një me të Tijin. Nëse gjatë shtegtimeve të tua në shkretëtirë Ai të ka sjellë në një vështirësi të madhe, po, mu në buzë të detit, sërish, me urdhrin e Tij, “shko përpara, edhe pse duhet të futesh në det”. Besoji Atij që t’i ndajë ujërat dhe të bëjë një shteg të thatë për këmbët e tua dhe ato ujëra që ishin kërcënim për të të mbytur t’i kthejë në një re e cila të mbulon nga sipër dhe si mure të forta që të rrethojnë nga çdo anë.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një mori meditimesh nga Octavius Winslow. Ai ishte ndër predikuesit më të shquar ungjillorë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Veprat e tij thellësisht të përqendruara te Krishti shfaqin dashurinë, mençurinë dhe përsosmërinë e Tij baritore. Në këtë vepër klasike devocionale, Winslow ofron nga një meditim për çdo mëngjes të vitit. Me çdo faqe të çmuar që do të lexoni, shpirti juaj do ngazëllehet dhe do të ndizen në të flakët e shenjtërisë që çojnë në dashuri të sinqertë dhe lavdërim për Zotin.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.ngaburimiijetes.al









