Mendime MëngjesiShembull

16 Shkurt
Por Unë nuk jam vetëm, sepse Ati është me Mua.
Gjoni 16:32
Oh, çfarë fjalësh janë këto! Kush mund t’ju lëndojë tani? Çfarë mund t’ju ndodhë? Kur dhe ku mund të jeni vetëm, nëse Ati juaj qiellor është me ju? Ai është me ju në oqean; Ai është me ju në tokë. Ai është me ju në mërgim; Ai është me ju në shtëpi. Miqtë mund t’ju braktisin, të afërmit mund të vdesin, rrethanat mund të ndryshojnë, por fjalët “Ati im është me mua” mund të jetë ende ngushëllimi dhe mburrja juaj. Oh, sikur të përjetonit praninë e atij Ati, të ecnit me Perëndinë në vetëdijen e thellë se syri i Tij i dashur nuk largohet kurrë prej jush, se prania e Tij solemne nuk largohet kurrë nga ju, se përqafimi i krahëve të Tij nuk do të largohet kurrë; atëherë do t’i thoshit mirë se vjen vetmisë e pikëllimit, të cilat do të bëhen të gëzueshme, të ëmbla dhe të shenjtëruara prej një kuptimi të tillë! “Unë nuk jam vetëm, sepse Ati është me Mua.”
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një mori meditimesh nga Octavius Winslow. Ai ishte ndër predikuesit më të shquar ungjillorë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Veprat e tij thellësisht të përqendruara te Krishti shfaqin dashurinë, mençurinë dhe përsosmërinë e Tij baritore. Në këtë vepër klasike devocionale, Winslow ofron nga një meditim për çdo mëngjes të vitit. Me çdo faqe të çmuar që do të lexoni, shpirti juaj do ngazëllehet dhe do të ndizen në të flakët e shenjtërisë që çojnë në dashuri të sinqertë dhe lavdërim për Zotin.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.ngaburimiijetes.al









