Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Mendime MëngjesiShembull

Mendime Mëngjesi

DITA 46 NGA 366

15 Shkurt

Sepse Ai që nuk e kurseu Birin e Vet, por e dha për ne të gjithë, qysh nuk do të na dhurojë të gjitha gjëra bashkë me Të?

Romakëve 8:32

Shiko kryqin; vështro dhuratën e Tij të çmuar të mbërthyer atje, nga vetë dora e Tij dhe për mëkatet e tua. Pastaj shiko rrethanat e tua të tanishme, radhit nevojat e tua, sprovat, disiplinimet, humbjet, dhimbjet e zemrës, mundimet që të thyejnë zemrën dhe dije se Perëndia është ende dashuri. Nëse Ai kishte një dashuri aq të fortë, aq të thellë sa të të jepte Jezusin, sa ta shkulte Atë nga gjiri i Vet e ta gozhdonte mbi pemën e mallkuar për paudhësitë e tua, a nuk ka Ai dashuri të mjaftueshme për t’i pasur veshët hapur për klithmën tënde dhe zemrën të ndjeshme ndaj pikëllimit tënd? A nuk do të të çlirojë Ai nga kjo vështirësi? A nuk do të të çlirojë nga ky telash? A nuk do të të mbrojë nga ky tundim? A nuk do të sigurojë për këtë nevojë? A nuk do të të mbështesë, të të ndihmojë e të të ngushëllojë në këtë brengë? Po, do ta bëjë! Mos e dysho! Kryqi i Kalvarit është garanci e palëkundur, deri në ditën kur mëkati, faji, nevoja dhe mjerimi nuk do të jenë më, që Perëndia i Cili “nuk e kurseu Birin e Tij, por e dha për të gjithë ne, do të na dhurojë të gjitha gjërat bashkë me Të” të cilat janë të nevojshme për të mirën tonë dhe për lartësimin e lavdisë së Tij.

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Mendime Mëngjesi

Një mori meditimesh nga Octavius Winslow. Ai ishte ndër predikuesit më të shquar ungjillorë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Veprat e tij thellësisht të përqendruara te Krishti shfaqin dashurinë, mençurinë dhe përsosmërinë e Tij baritore. Në këtë vepër klasike devocionale, Winslow ofron nga një meditim për çdo mëngjes të vitit. Me çdo faqe të çmuar që do të lexoni, shpirti juaj do ngazëllehet dhe do të ndizen në të flakët e shenjtërisë që çojnë në dashuri të sinqertë dhe lavdërim për Zotin.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.ngaburimiijetes.al