Mendime MëngjesiShembull

14 Shkurt
Në këtë është dashuria: jo se ne e deshëm Perëndinë, por që Ai na deshi ne dhe dërgoi Birin e Tij si shlyerje për mëkatet tona.
1 e Gjonit 4:10
"Në këtë është dashuria!” Sikur Gjoni të thoshte: “dhe askund tjetër përveçse këtu!”. Që Perëndia të ndëshkonte të pafajshmin për fajtorin, që Ai të derdhte gjakun e Birit të Tij për të anuluar fajin e rebelëve të Tij, që Ai të vendoste një barrë të pafundme zemërimi mbi shpirtin e Tij, në mënyrë që të vendoste një peshë të pafundme dashurie mbi ne, që Ai të flijonte jetën e Tij me një vlerë të paçmueshme për jetën tonë, të pavlerë, të humbur e të dënuar, që Ai jo vetëm të jepte Birin e Tij, por që ta plagoste, t’i shkaktonte brengë, ta mundonte Atë, ta bënte shpirtin e Tij flijim për mëkatin, që “Zoti i Lavdisë” të bëhej “njeri i brengave,” që Zoti i Jetës të vdiste dhe Trashëgimtari i të gjitha gjërave të ishte si “ai që shërben”. Oh, çfarë thellësish dashurie të pahulumtueshme! O dashuri e Perëndisë që ia tejkalon çdo zgjuarsie!
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një mori meditimesh nga Octavius Winslow. Ai ishte ndër predikuesit më të shquar ungjillorë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Veprat e tij thellësisht të përqendruara te Krishti shfaqin dashurinë, mençurinë dhe përsosmërinë e Tij baritore. Në këtë vepër klasike devocionale, Winslow ofron nga një meditim për çdo mëngjes të vitit. Me çdo faqe të çmuar që do të lexoni, shpirti juaj do ngazëllehet dhe do të ndizen në të flakët e shenjtërisë që çojnë në dashuri të sinqertë dhe lavdërim për Zotin.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.ngaburimiijetes.al









