Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Mendime MëngjesiShembull

Mendime Mëngjesi

DITA 44 NGA 366

13 Shkurt

Era fryn ku të dojë dhe ti ia dëgjon zërin, por ti nuk e di nga vjen dhe ku po shkon; kështu është edhe çdo njeri që është lindur nga Fryma.

Gjoni 3:8

Vini re sa e goditur është kjo figurë. Era nuk i nënshtrohet fuqisë qeverisëse të njeriut. Ajo është po aq sovrane në ndikimin e saj sa edhe e parezistueshme në forcën e saj. Nuk mund ta urdhërojmë, as ta kontrollojmë. Është jashtë fuqisë tonë ta thërrasim, sikurse është jashtë fuqisë tonë ta qetësojmë. Ajo vjen dhe ne nuk e dimë se nga; ajo shkon dhe ne nuk e dimë se ku. “Kështu është edhe me këdo që ka lindur prej Frymës.” Nuk themi që Frymës nuk i rezistohet; Atij i bëhet rezistencë, e fuqishme dhe këmbëngulëse. Por Atë nuk mund ta mposhtësh. Gjithë sa kanë armiku dhe natyra e mishtë e zemrës ngrihen si kundërshtim i drejtpërdrejtë ndaj Tij; por, kur Ai është i fiksuar pas misionit të dashurisë, kur, në përputhje me qëllimin e përjetshëm, Ai vjen që të shpëtojë, të gjitha pushtetet e tokës e të ferrit bashkë nuk mund t’i rezistojnë Atij në mënyrë të efektshme. Duke qenë forca e pushtetshme, Ai rrëzon çdo kundërshtim, hedh tej çdo pengesë, për të mposhtur çdo vështirësi, për ta bërë mëkatarin “të gatshëm në ditën e pushtetit të Tij” e për ta sjellë tek këmbët e Jezusit dhe, atje, të ulet me mirënjohje dhe zemërbutësi, “i veshur dhe me mendje në vend”. Kush mund t’i bëjë ballë fuqisë së Frymës? Nëse ai flet me “zërin e vogël dhe të butë”, me dashurinë e butë, apo nëse vjen me “erën e fortë dhe të furishme” të bindjes së thellë dhe pushtuese, ndikimi i Tij është i pathyeshëm, fuqia e Tij është e parezistueshme. Ai punon në mënyrë të efektshme tek ata që besojnë. Por veprimtaria e tij është po aq sovrane sa edhe e pushtetshme. Ai vjen ku të dëshirojë; Ai vjen kur të dëshirojë; Ai vjen si të dëshirojë. Ai fryn ku dëshiron; ne dëgjojmë tingullin, shohim efektet, por mënyrën si Ai punon, pse punon dhe pse zgjedh të punojë në një mënyrë të caktuar, këtë nuk ua zbulon vdekatarëve. E drejtë, o Frymë i bekuar dhe i përjetshëm, sepse kështu t’u duk mirë.

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Mendime Mëngjesi

Një mori meditimesh nga Octavius Winslow. Ai ishte ndër predikuesit më të shquar ungjillorë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Veprat e tij thellësisht të përqendruara te Krishti shfaqin dashurinë, mençurinë dhe përsosmërinë e Tij baritore. Në këtë vepër klasike devocionale, Winslow ofron nga një meditim për çdo mëngjes të vitit. Me çdo faqe të çmuar që do të lexoni, shpirti juaj do ngazëllehet dhe do të ndizen në të flakët e shenjtërisë që çojnë në dashuri të sinqertë dhe lavdërim për Zotin.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.ngaburimiijetes.al