Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Mendime MëngjesiShembull

Mendime Mëngjesi

DITA 42 NGA 366

11 Shkurt

Kushdo, që bën drejtësinë, ka lindur prej Tij.

1 e Gjonit 2:29

Shenjtëria negative - heqja dorë nga mëkatet e jashtme - nuk e përshkruan gjithmonë shpirtin e rilindur; por, e lidhur me këtë, duhet të jetë edhe prova pozitive: “Kushdo që praktikon drejtësinë ka lindur prej Tij”. Atje ku ka jetë ka veprim, ka lëvizje, ka energji. Jeta e njeriut të rilindur është jetë me veprimtarinë më të lartë. Parimet që e ndikojnë atë janë hyjnore dhe qiellore; prirja e tyre është drejt veprimtarisë së shenjtë. Sa më tepër t’i përngjajmë Krishtit “në drejtësi dhe shenjtëri të vërtetë”, aq më e fortë do të jetë prova për ne dhe për të tjerët se kemi lindur sërish. Nëse nuk e kemi mashtruar veten, ne zotërojmë vetë jetën e Krishtit. Ajo jetë është e shenjtë në prirjen e saj dhe e zellshme në veprimtarinë e vet. Shpirti i përtërirë ka ëndje për shenjtëri. Ai digjet për ngjashmërinë hyjnore. Ai nuk mbështetet thjesht tek dëshira; ai çohet dhe mundohet për bekimin; ai “e vepron shpëtimin e vet me frikë dhe dridhje”. Ai i përdor me lutje e zell mjetet që Zoti i shenjtërimit i ka dhënë për të arritur shenjtërinë; ai është aktiv në kërkimin e tij për këtë bekim.

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Mendime Mëngjesi

Një mori meditimesh nga Octavius Winslow. Ai ishte ndër predikuesit më të shquar ungjillorë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Veprat e tij thellësisht të përqendruara te Krishti shfaqin dashurinë, mençurinë dhe përsosmërinë e Tij baritore. Në këtë vepër klasike devocionale, Winslow ofron nga një meditim për çdo mëngjes të vitit. Me çdo faqe të çmuar që do të lexoni, shpirti juaj do ngazëllehet dhe do të ndizen në të flakët e shenjtërisë që çojnë në dashuri të sinqertë dhe lavdërim për Zotin.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.ngaburimiijetes.al